• Tirane, ofrohet vend praktike Financier/e

Crimson Finance Fund Albania, institucion financiar jo bankë i licensuar nga Banka e Shqipërisë dhe i specializuar në Leasing dhe Factoring,
është në kërkim të kandidatëve të interesuar për të zhvilluar një internship 2 – 4 muaj pranë kompanisë. Kandidatët duhet të përmbushin kriteret si më poshtë:

  • Të kenë kryer ose të jenë në përfundim të studimeve në fushën e ekonomisë (Financë-Kontabilitet, Administrim Biznesi)
  • Të jenë njohës shumë të mirë të gjuhës angleze
  • Të kenë mesatare të studimeve mbi 9
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese
  • Të kenë dëshirë për të mësuar dhe për t’u rritur profesionalisht në një ambient dinamik pune
Përfitimet nga programi i Internship pranë Crimson Finance Fund Albania:

  • Kandidatët do të kenë mundësinë të punojnë me ekspertë të fushës së Leasing dhe Factoring
  • Kandidatët do të kenë mundësinë të aftësohen në analiza financiare
  • Internship-i është i paguar

Kandidatët që i plotësojnë kriteret e sipërpërmendura janë të ftuar të dërgojnë CV-në bashkë me certifikimet përkatëse dhe listën e notave

në adresën e e-mail: hr@cffa.al deri më 11 Gusht 2019

Ps: Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret do të kontaktohen për intervistë
 


Apply
Back
Top