• Tirane, ofroj vend pune Specialist Blerjesh

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Specialist Blerjesh

Përgjegjësia e këtij pozicioni është të sigurojë një furnizim të vazhdueshëm me materiale të cilësisë së lartë dhe me kosto efektive në përputhje me procedurën e blerjes për të garantuar një vazhdim të qetë të aktiviteteve të të gjithë CCBS.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përfshihet në procesin e blerjeve të ndryshme duke analizuar koston dhe cilësinë e artikujve së bashku me shefat e departamenteve. Vlerëson kostot në bazë të njohurive të çmimit të tregut.
  • Përgatit ofertat në bazë të kërkesave dhe i paraqet ato për miratim.
  • Përgatit dhe dërgon urdhërin e miratuar të blerjes dhe të gjitha dokumentet lidhëse tek furnitori i zgjedhur.
  • Ndjek me furnizuesin progresin e Urdhërit të Blerjes për të siguruar se të gjitha mallrat apo shërbimet janë derguar dhe përmbushur në cilësinë dhe kohën e duhur.
  • Siguron dorëzimin brenda afatit dhe sipas kushteve të marrëveshjes.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diplomë Universitare në deget Ekonomi ose Shkenca Matematike.
  • Të ketë minimumi 3 vite eksperiencë në nje rol të ngjashëm.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese të shkruar dhe verbale.
  • Të jetë i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe shumë të përpiktë.
  • I/E vëmendshëm ndaj detajeve dhe të respektoje afatet kohore.
  • Të ketë aftësi të mira MS Office, veçanërisht të avancuara në MS Excel
  • Të ketë njohuri të gjuhës Angleze ose Italiane.


Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkese për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresën e-mail: hr@cocacola.al brenda datës 28 Korrik 2019.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top