• Tirane, ofroj vend pune EKZEKUTIV SHITJESH NE MARKETE

CCBS_CocaCola_cover.jpg


Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.


Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative
dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.


CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

EKZEKUTIV SHITJESH NE MARKETE

Përgjegjësia e këtij pozicioni është të monitoroje aktivitetet e shitjes dhe marketingut në pikat kryesore të shitjeve, me qëllim për të arritur objektivat e shitjeve
në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë. Në mënyrë më specifike:

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Viziton çdo market/supermarket në zonën e tij sipas programit ditor.
  • Sigurohet që produkti është i pozicionuar në vëndin e duhur dhe sipas standarteve të CCBS.
  • Garanton vendosjen e materialeve promocionale në pikën e shitjes dhe sipas standarteve të CCBS.
  • Sigurohet që produktet të shperndahen në kohë tek klientët.
  • Ekzekuton në bashkëpunim me departamentin e trade marketing dhe marketing të gjitha aktivitetet promocionale.
Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm. (Arsimi i Larte përbën avantazh)
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune në merchandizing.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
  • Leje drejtimi automjeti.
Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen: hr@cocacola.al, brënda datës 28 Korrik 2019.

Vetëm kandidatët që plotesojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset të Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top