• Tirane, ofroj vend pune MENAXHER/E DYQANI

WELL Sh.p.k. me Zyra Qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12, për zonën e Tiranës shpall të lirë pozicionin e punës:

ZËVENDËS MENAXHER/E DYQANI


FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Zëvendës Menaxheri/ja i/e Dyqanit mbështet dhe ndihmon Menaxherin/en e Dyqanit në organizimin e përditshëm të punëve në dyqan, në përputhje me politikat e e përgjithshme të kompanisë. Përgjegjësia kryesore e tij/saj është ndjekja e përditshme e punëve për të cilat është rënë praktikisht dakord ndërmjet tij/saj dhe menaxherit/es me qëllim drejtimin optimal të dyqanit.

DETYRA DHE PËRGJEGJËSI:
· Mbështet Menaxherin/en e Dyqanit në zbatimin e punës tregëtare & administrative në dyqan;
· Mbështet stafin në mbarëvajtjen e punës së përditshme;
· Menaxhon punën në grup dhe motivon skuadrën me qëllim shtimin e shitjeve dhe sigurimin e një eficencë të plotë apo rendimenti të lartë;
· Mbledh, filtron dhe dërgon porositë ditore;
· Bën kontrollin periodik për datat e skadencës së produkteve në Dyqan dhe Magazinë;
· Bën kontrollin e përditshëm mbi sektorët e shitjes;
· Raporton te Menaxheri/ja rreth problemeve të ndryshme apo situatave që kanë ndodhur në turnin e tij/saj, ndërmjet kolegëve apo me klientëve;
· Me integritet dhe profesionalizëm të lartë, kujdeset për marrëdhëniet me klientët;
· Identifikon dhe jep zgjidhje të menjëhershme të problemeve, vetëm kur ka autorizim dhe aprovim të plotë nga Menaxheri/ja, në përputhje me politikat e brendshme të kompanisë.
· Kujdeset për pastrimin dhe paraqitjen e dyqanit (raftet, kokat e rafteve, zonat e promocionit);
· Organizim i përditshëm i kasave dhe supervizimi i tyre.

AFTËSI:

1. Diplomë Universitare në Biznes, Ekonomik, Marketing, Financë;
2. Aftësi analitike si në kërkim tregu, parashikim dhe menaxhim të zinxhirit të furnizimit;
3. Aftësi shumë të mira njohëse të gjuhës Angleze, në komunikim verbal dhe të shkruar;
4. Njohës shumë i mirë i paketës MS Office.
5. Të zotërojë programin Financa 5
6. Aftësi udhëheqëse, organizative dhe menaxheriale; ndërveprimi në biznes dhe shitje;
7. Aftësi komunikuese dhe negociuese (aftësi të shumë të mira në komunikimin verbal, të shkruar si edhe përmes telefonit);
8. Të ketë eksperiencë në menaxhim dyqanesh apo fushave të ngjashme në marketing;
9. Fleksibël me oraret;
10. Të jetë i shoqërueshëm me kolegët dhe klientët;
11. Aftësi në menaxhimin e stresit;
12. I/E aftë të punojë në ekip.
Tjetër (Opsionale) SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithpërfshirës. Punëmarrësi mund të kryejë edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën well.rekrutime@alkosgroup.al


Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.


Aplikimet mbyllen më 31 KORRIK 2019

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top