• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Operacional

Drejtor Operacional

Shoqëria A G S SHPK kerkon të punësojë një Drejtor Operacional për të mbikëqyrur ne menyre vizionare proceset operacionale, si marketingun, kanalet e shitjeve dhe logjistiken, për të siguruar përvojë të shkëlqyer të konsumatorëve. Drejtori Operacional do të synoje te optimizojë aftësitë operacionale të shoqerisë, proceset e punes dhe menaxhimin informacionit, me qellim lehtesimin dhe permiresimin e vendimarrjes se Bordit Drejtues. Drejtori Operacional do të përdorë strategji për të maksimizuar kënaqësinë e klientit, për të menaxhuar iniciativat e marketingut, si dhe per te maksimizuar fitimin e shoqerise. Për të siguruar suksesin, Drejtori Operacional duhet të kete një kuptim të qartë të vlerave dhe kulturës së shoqerisë.

Përgjegjësitë e Drejtorit Operacional

1. Ndihmon në përpilimin e strategjisë kryesore për të orientuar të ardhmen e kompanisë në një drejtim pozitiv.
2. Bashkepunon me Administratorin dhe pjesëmarrës te tjere kyç te shoqerise për të hartuar buxhetin.
3. Monitoron dhe përpilon raporte financiare mbi shitjet e shoqerise, marzhet e fitimeve sipas kanaleve te shitjes, kategorive dhe grupimeve te klienteve, duke kontrolluar politikat dhe procedurat financiare.
4. Synon nxitjen e aftësive operative të kompanisë për të maksimizuar kënaqësinë e klientëve dhe per te arritur qëllimet dhe objektivat e kompanisë.
5. Monitoron kostot operacionale të produkteve, linjave te prodhimit dhe kanaleve te shitjes, ne propozimin e strategjise se zhvillimit te biznesit. Analiza e produkteve. Kryerja e analizave mbi shitjet, interpretimin e ecurise si dhe pergatitjen e raporteve per keto analiza dhe komunikimit te tyre me Administratorin dhe Departamentin e Shitjeve.
6. Monitoron procedurat e shitjeve, faturimet, grumbullimet e parave, proceset e nderveprimit midis njesive te ndryshme, me qellim optimizimin e proceseve te punes dhe minimizimin e kostove operacionale.
7. Reduktimi i Skadencave, duke pare mundesine e kthimit te mallit te skaduar, ose duke i veçuar fizikisht mallrat me skadence te afert dhe pergatitjen e ofertave per to apo ide te tjera te propozuara.
8. Përgatit raportet e performancës per shitjet sipas kanaleve te ndryshme te shitjes dhe kategorive te produkteve.
9. Mbikëqyr iniciativat e marketingut dhe zbatimin e praktikave më të mira të biznesit.
10. Vlerëson dhe propozon zbatimin e proceseve të përmirësuara operacionale dhe teknologjive të reja, si dhe bashkëpunon me Drejtimin në lidhje me zbatimin e këtyre përmirësimeve.
11. Bashkepunon me njesite e tjera per zbatimin e kerkesave ligjore qe lidhen me shendetin dhe sigurine e ushqimit.
12. Motivon stafin me qellim arritjen e objektivave te shitjes, si dhe propozon iniciativa të ndryshme për të trajnuar punonjësit dhe për të optimizuar aftësitë e tyre.
13. Eliminimi i demtimit te pasurise se kompanise ne pikat e shitjes, perforcimi i nje sjellje etike ne pune, raportimi i ngjarjeve te pa deshiruara dhe propozimi per marrjen e masave te nevojshme.

Kërkesat e COO

i. Diplomë Bachelor në Administrim Biznesi, Finance, Ekonomiks, Marketing. Niveli master do te jete nje kriter preferues ne perzgjedhjen e kandidatit.
ii. Minimumi pesë vjet përvojë pune ne pozicione drejtuese ne kompani te ngjashme per prodhimin dhe tregtimin e produkteve ushqimore me jetegjatesi te shkurter.
iii. Eksperienca te qendrueshme pune ne shoqeri te ngjashme, me focus ne menaxhimin e proceseve operacionale komplekse, perpunimin e informacionit financiar dhe vendimarrjen strategjike.
iv. Aftesi te spikatura te etikes se lidershipit.
v. Aftesi shume te mira komunikimi, verbale dhe të shkruara, si dhe përvoja pune me me stafin në të gjitha nivelet.
vi. Aftës te mira analitike për të bërë parashikime të biznesit afatmesem.
Aftesi shume te mira te gjuhes angleze

Te intersuarit te dergojne CV ne adresen sekretaria@cci.al deri me daten 19 Korrik 2019

Ju faleminderit!
 


Apply
Back
Top