• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje

ALKOS Group me Zyra Qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12 dhe me një eksperiencë 15 vjeçare në tregun shqiptar në fushën e Import-Eksportit, për një nga Shoqëritë e Grupit, kërkon të punësojë:

Agjent Shitje TIRANË


Detyrat dhe përgjegjësitë:

1. Mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues të klientëve dhe identifikimin e klientëve të rinj;
2. Merr porositë tek klientët ekzistues dhe kryen shitje direkte për produktet në ngarkim;
3. Informimin e klientëve mbi kompaninë, produktet dhe shërbimet e saj;
4. Ofrimin e shërbimit dhe mbulimin e zonës te klientët;
5. Ndjekjen e proceseve të punës sic përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe në përputhje me synimet e caktuara nga kompania;
6. Bashkëpunimin me sektorë të tjerë brenda kompanisë për të finalizuar procesin e shitjes;
7. Kryerjen e shitjes së produkteve dhe mbledhjen e informacionit nga klientët lidhur me nevojat, shërbimet dhe raportimet tek Eprorët; 8. Njohjen, dokumentimin dhe lajmërimin e kolegëve dhe eprorëve rreth ndodhive dhe çështjeve të punës;


Kualifikimet / Kërkesat

1. Eksperiencë e mëparshme në fushën e shitjeve përbën avantazh;
2. Aftësi të mira në kompjuter;
3. Aftësi të mira komunikimi; person energjik dhe i motivuar;
4. Të jetë i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm;
5. I orientuar drejt shërbimit me klient;
6. Aftësi për të punuar individualisht dhe në grup;
7. I pajisur minimimalisht me patentë të klasit A.

Ne ofrojmë
o Pagë motivuese
o Shpërblim mbi bazën e performancës në shitje
o Atmosferë miqësore dhe dinamike

Aplikimet mbyllen më 31 Korrik 2019

Luten të gjithë të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV-në në adresën e Email: [FONT='inherit']v.curri@alkosgroup.al[/FONT]

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top