• Tirane, ofroj vend pune Jurist

Studio Ligjore Papinian “Legal & Financial” është një studio e cila ofron konsulencë ligjore dhe financiare dhe përfaqësim gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.


Klientët e zyrës janë shoqëri të mesme dhe shoqëri të mëdha, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri dhe jashtë saj.


Në përmbushje të kërkesave të vazhdueshme të klientëve, zyra jonë kërkon të punësojë 1 (një) Avokat dhe 1 (një) “Junior Legal Assistant”,i cili është bashkëpunues, i kujdesshëm në detaje dhe që në mënyrë të vazhdueshme kërkon të japë një impakt pozitiv në jetën e tij profesionale.


Aplikuesit për vendin vakant AVOKAT duhet të plotësojnë kriteret si në vijim:


-Të ketë përfunduar ciklin e studimeve Bachelor dhe Master me rezultate të larta;
-Të ketë specializime të ndryshme në fushën e drejtësisë
-Të ketë licensën e avokatit;
-Të ketë minimalisht një eksperiencë pune 2 vjecare në fushat e të drejtës civile, tregtare, administrative, dhe/ose në sektorët strategjikë të Shqipërisë etj.;
-Të zotërojë gjuhën ligjore angleze dhe një gjuhë të dytë të BE (gjuha italiane përbën avantazh);
-Të jetë bashkëpunues dhe të jetë i aftë të punojë në grup sipas afateve të përcaktuara bashkërisht;
-Të jetë i aftë të menaxhojë fluksin e punës brenda afateve ligjore dhe afateve të kërkuara;
-Të përfaqësojë cështjet përpara gjykatave administrative dhe/ose civile të Republikës së Shqipërisë në Tiranë dhe në rrethe.


Aplikuesit për vendin vakant JURIST duhet të plotësojnë kriteret si në vijim:


-Të ketë përfunduar ciklin e studimeve Bachelor dhe Master me rezultate të larta;
-Të ketë specializime të ndryshme në fushën e drejtësisë
-Të zotërojë gjuhën ligjore angleze dhe një gjuhë të dytë të BE (gjuha italiane përbën avantazh);
-Të jetë bashkëpunues dhe të jetë i aftë të punojë në grup sipas afateve të përcaktuara bashkërisht;
-Të jetë i aftë të menaxhojë fluksin e punës brenda afateve ligjore dhe afateve të kërkuara.

Aplikuesit mund të dërgojnë CV e tyre në adresën info@papinian.al
 


Apply
Back
Top