• Tirane, ofroj vend pune Shofer (M)

Orbico Grup eshte nje kompani e mirefillte distribucioni e pranishme ne 21 shtete ne Europen Juglindore. Pergjate ketyre 2 dekadave Orbico eshte shnderruar ne sinonimin e sherbimit te cilesise se larte dhe perfaqesuese e markave prestigjoze me sukses boteror.

Orbico shpk u themelua ne 2010 dhe qe atehere ka luajtur nje rol kyç ne fushen e distribucionit. Duke punuar me 20 principale dhe me shume se 60 brende, Orbico shpk synon qe te ofroje produkte teper cilesore dhe nje sherbim te perkryer duke ndihmuar konsumatorin ne nevojat e tyre te perditshme.

Orbico shpk ju ofron mundesine individeve dinamik dhe ambicioz per tu bere pjese e kesaj kompanie te rendesishme.

Aktualisht ne kemi nje vend vakant per: SHOFER (M)

Detyrat dhe pergjegjesite:

  • Te kryeje shperndarje e porosive ne destinacionin e kerkuar.
  • Te kujdeset per te dorezuar ne menyre te rregullt dokumentacionin e shoqerimit te mallit tek Klienti ( Faturat perkatese )
  • Te skeduloje itinerarin sipas rendesise se porosise kushteve te rrugeve dhe te trafikut
  • Te asistoje klientin ne zbritjen e porosive
  • Te manaxhoje pagesa.
  • Te mirembaje mjetin ne gjendje te rregullt dhe te paster.
  • Te skeduloje sherbimet e nevojshme te mjetit

Aftesite e kerkuara:

  • Diplome e shkolles se mesme ose te larte.
  • Patente e Klasit B dhe C
  • Aftesi te mira komunikuese
  • Integritet te larte dhe etike profesionale

Per tu marre ne konsiderate per kete pozicion pune ju duhet te keni pasur nje experience te meparshme si shofer dhe nje historik te paster pa shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor.

Per te aplikuar per kete pozicion jeni te lutur te dergoni CV-ne tuaj ne adresen: info.al@orbico.com, duke specifikuar pozicionin per te cilin interesoheni.
Aplikimet do te pranohen brenda dates 15 Korrik 2019

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
 


Apply
Back
Top