• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Kontrollit Financiar

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Specialist i Kontrollit Financiar

Përgjegjësia e këtij pozicioni është të sigurojë se të gjitha regjistrimet kontabël janë në përputhje me politikat e kompanisë për mbajtjen e të dhënave kontabӕl.

Përgjegjësitë kryesore:
  • · Asiston për auditimin vjetor në përgatitjen e analizave financiare në fund të vitit.
  • · Këshillon për përmirësime në sistemin e Kontabilitetit në përdorim, me fokus kryesor për të maksimizuar efikasitetin e sistemit.
  • · Ofron asistencë për projekte të caktuara në lidhje me kontabilitetin dhe standardizimin e aktiviteteve të raportimit.
  • · Kontrollon rregjistrimet kontabël përkatëse dhe eficiencat në bazë të Raporteve ditore.
  • · Realizon analizën e saktësisë së planifikimit javor në shitje dhe në prodhim.
  • · Përpunon dhe analizon raportimet mujore për kartelave të kostove për çdo produkt.
  • · Përgatit analiza të detajuar për kostot e lëndëve të para që evidentojnë ndryshimet midis shpenzimeve aktuale dhe të buxhetuara (çmimet dhe kartat e konsumit
  • standarde për çdo produkt).
  • · Kontrollon që asetet e regjistruara në sistemin e kontabilitetit, të jetë në përputhje me parimet e kontabilitetit.
  • · Përgatit analiza në investime / mirëmbajtje në lidhje me vlerat e realizuara kundrejt buxhetit të aprovuar, në bazë mujore.
  • · Bën raportime dhe analiza sipas qëndrave të kostos. Kontrollon regjistrimet kontabël në përputhje me strukturën e qëndrave të kostos të aplikuara nga Shoqëria.

Aftësitë dhe kualifikimet:


  • Diplomë Universitare në deget Kontabilitet/ Financë.
  • Të ketë minimumi 2 vite eksperiencë në nje rol të ngjashëm.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese të shkruar dhe verbale.
  • Të jetë i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe shumë të përpiktë.
  • I/E vëmendshëm ndaj detajeve dhe të respektoje afatet kohore.
  • Të ketë aftësi të mira MS Office, veçanërisht të avancuara në MS Excel.

  • Të ketë njohuri të gjuhës Angleze ose Italiane.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkese për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresën e-mail: hr@cocacola.al brenda datës 02 Korrik 2019.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barab
 


Apply WhatsApp
Back
Top