• Tirane, ofroj vend pune Kuzhinier

Last Supper me adresë perballe Liceut Artistik kërkon të zgjerojë stafin e tij me personel në pozicionin Kuzhinier.

Detyrat dhe përgjegjësitë:


  • Të jetë përgjegjës për gatimin, përgatitjen dhe paraqitjen e ushqimit në mënyrë dekorative dhe tërheqëse për klientët, gjatë shërbimit.
  • Të kujdeset për kontrollin e lëvizjeve të produkteve ushqimore dhe mbajtjen e rezervave të ushqimit si dhe në rast të zvogëlimit të rezervave, të njoftojë shefin e kuzhinës për furnizim me artikuj ushqimorë.
  • Të mbikëqyr, organizojë dhe udhëzojë personelin tjetër të kuzhinës, për tu siguruar se porositë dhe recetat e ushqimit janë të përgatitura drejtë.
  • Të vlerësojë se sa ushqim mund të konsumohet nga klientët, që të përgatitet sasi e mjaftueshme e ushqimit, duke pasur parasysh koston e arsyeshme.
  • Të kujdeset që kuzhina dhe të gjitha pajisjet e kuzhinës, gjatë përgatitjes dhe shërbimit të ushqimit, të përdoren në mënyrë korrekte dhe të jenë në gjendje funksionale dhe të gatshme për përdorim.
  • Të sigurojë që zonat e gatimit të ushqimit në kuzhinë të jetë në gjendje të pastër, enët e kuzhinës, ushqimi, etj.
  • Gjatë orëve të pikut të shërbimit, të gatuaj pa presion porositë e klientëve.
  • Të ketë aftësi që të përgatisë lloje të ndryshme të ushqimeve dhe të mësojë të gjitha recetat ushqimore.
  • Të ketë guxim dhe pavarësi që të përgatitë, zhvillojë dhe shërbejë recetat dhe menytë e reja si dhe të eksperimentojë me lloje të ndryshme të stileve të gatimit.
  • Të kujdeset për përgatitjen e ushqimit të cilësisë së lartë që të mbahen klientët në afatgjatë ekzistues.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Minimum shkolla e mesme profesionale e gastronomisë.
  • Njohuri shumë të mira profesionale dhe praktike të punës në kuzhinë.
  • Aftësi vendim-marrëse, dhe i gatshëm të mbajë përgjegjësi në punën e tij.
  • Aftësi për qëndrueshmëri të fortë në punë.
  • Të jete i përkushtuar dhe entuziast për punë.
  • Aftësi organizuese dhe improvizuese.
  • Aftësi për të punuar në grup.
  • Shkathtësi në zgjidhjen dhe përballjen me probleme në situata praktike.
  • Të kete paraqitje të kulturuar dhe i gatshëm për të ndihmuar.
  • Aftësi për të motivuar të punësuarit nën përgjegjësinë e tij.
  • Të ketë komunikim të mirë në gjuhën shqipe, angleze dhe avantazh përben ndonje gjuhë tjetër ndërkombëtare.

Ç
farë Ne ofrojmë:

1. Ambjent tepër komod pune
2. Kontratë sipas legjislacionit në fuqi
3. Pagë të kënaqshme

Si të aplikoni:
Te gjithe te interesuarit jane te lutur të nisin CV-në në adresën e emailit: manager2@lastsupper.al ose të kontaktoni në numrin 0699974096.


Ju faleminderit!
 


Apply WhatsApp
Back
Top