• Tirane, ofroj vend pune DREJTOR/MANAXHER SHKOLLE (GJIMNAZI)

“TES” shpall pozicionin vakant “Drejtor/Manaxher shkolle (gjimnazi)”
Institucioni arsimor parauniversitar “TES – Tomorrow’s Education System”, ka nisur aktivitetin e tij më datë 17 Shtator 2018 dhe ka si fokus të ofroj jo vetëm edukimin bazë por edhe edukimin pas shkolle, edukimin e talenteve dhe në funksion të realizimit të këtij qëllimi, ofron edhe shërbime mbështetëse si: ushqim, transport etj.
“TES” shpall pozicionin vakant Drejtor Shkolle për Ciklin e Mesëm të Lartë.
Funksionet & detyrat
Drejtori i Shkollës është përgjegjës për drejtimin, mbarëvajtjen dhe monitorimin e aktiviteteve mësimore, administrative dhe mbështetëse të shkollës, për të garantuar edukimin gjithëpërfshirës & të integruar, që përfshin edukimin intelektual, fizik, qytetar dhe emocional të nxënësve. Funksionet kryesore të Drejtorit janë:
◦ Planifikon aktivitetet e shkollës (mësimore, administrative dhe të suportit) dhe koordinon stafin për zbatimin e tyre;
◦ Në bashkëpunim me organet e brendshme planifikon veprimtarit pas orëve mësimore dhe garanton përmbushjen e tyre;
◦ Përgjegjës për komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm të shkollës, ku përfshihet komunikimi me institucionet shtetërore, prindërit, komuniteti, etj;
◦ Përgjegjës për manaxhimin e stafit, duke përfshirë punësimin, zhvillimin profesional, vlerësimin e performancës, si dhe krijimin e klimës së bashkëpunimit;
◦ Përgjigjet për mbarëvajtjen e përgjithshme administrative të institucionit.
Profili i kandidatit
Kualifikime dhe Përvoja:
◦ Të ketë fituar diplomë të ciklit të dytë në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlefshme me të. Nëse ka përfunduar studimet pas 2010 duhet të zotërojë licencë për ushtrimin e profesionit.
◦ Të ketë të paktën kategorinë “Mësues i kualifikuar”(avantazh kanë kandidatët me kategori më të larta);
◦ Eksperiencë në arsimin parauniversitar, ku mbi 3 vjet në rol drejtues në Ciklin e Mesëm të Lartë;
◦ Njohuri shumë të mirë të legjislacionit në fushën e arsimit parauniversitar;
◦ Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
◦ Aftësi shumë të mira në drejtim dhe manaxhim;
◦ Të jetë i orientuar drejt rezultateve, të ketë iniciativë dhe vetëmotivim në punë.

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV dhe Letër Interesi nëpërmjet adresës së e-mailit ardexconsulting2006@gmail.com.

Afati i fundit i aplikimit : 7 Korrik 2019
 


Apply
Back
Top