• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Turizmi

Kerkohet Menaxher turizmi


  • Te jete njohes i mire i gjuhes italiane/spanjolle dhe asaj angleze

Aktivitetet


  1. Promovimi i turizmit nе baze te tregjeve perkatese – mbajtja e maredhenieve me partneret ekzistues dhe kerkimi i partnereve te rinj
  2. Komunikimi me klientе dhe krijimi i produkteve unikale per cdo partnere ne baze te kerkesave te tyre (shitja e produkteve dhe sherbimeve te kompanise per klientet potenciale)
  3. Studimi i vazhdueshem i sherbimeve ne treg per krijimin e ofertave me interesante
  4. Kontrollimi i rezervimeve dhe hedhja e te dhenave ne sistem
  5. Pergatitja e kompleteve te plota te dokumentave turistike
  6. Ndertimi i maredhenieve te ndersjellta me kompani dhe ofrues te ndryshem sherbimesh
  7. Organizimi dhe menaxhimi i infotour-eve
  8. Menaxhimi i buxhetit, perpilimi i raporteve, planeve te punes dhe tе dhеnave financiare

Kriteret dhe aftesite nderpersonale


  1. E preferueshme qe kandidati te kete perfunduar studimet e larta jashte shtetit (kualifikimet pasuniversitare perbejne avantazh)
  2. Preferohet me eksperience te meparshme pune (duke perfshire ketu agjenci, tur operator, si dhe punen si guide), por nuk eshte nje kriter i domosdoshem
  3. Kandidatet duhet te kene aftesi te shkelqyera komunikim, shkrimi dhe ndertojne marredhenie nderpersonale.
  4. Te jete aktiv, ambicioz, te kete vullnet ne arritjen e rezultateve, i afte per te rikuperuar shpejt informacione te reja, i afte per te perballuar volum te madh pune, menaxhimi i mire i stresit (marrja e vendimeve ne situata te veshtira brenda nje kohe te shkurter), i vemendshem ndaj detajeve.
  5. Aftesi per te punuar ne skuader, shkathtesi organizative dhe motivuese, te kete nje qendrim pozitiv dhe te jete i afte per te punuar me karaktere te ndryshme
  6. I gatshem per te perfaqesuar interesat e kompanise neper panaire te ndryshem nderkombetare
  7. Perdorues i sigurt i kompjuterit, njohes i Microsoft Office, i afte per te punuar me sisteme te ndryshme kerkuese (do te konsiderohet avantazh njohja e programeve dhe sistemeve turistike)


Kushtet e punеs


  1. Trajnime falas dhe studim i detajuar i produkteve
  2. Ndihme e vazhdueshme nga ana e drejtuesve dhe kolegeve ne pune
  3. Marredhenie e krijuar ne baze te mirekuptimit dhe besimit te ndersjellte mes kolegesh, duke qene se skuadra jone eshte nje familje e madhe e bashkuar me nje qellim te vetem
  4. Te ardhura te larta pa vonesa ne pagese (rroga baze – diskutohet me cdo kandidate personalisht + bonuse)
  5. Sistem fleksibel bonusesh ne baze te rezultateve te larta te punes
  6. Orari i punes: 9.00 – 17.00
  7. Organizimi i festave te ndryshme brenda kompanise
  8. Kushte komforte ne ambjentin e punes
  9. Zyra jone ndodhet ne adresen: rr. Shyqyri Bërxolli 31, apt. 10B, kati III


Pajisjet e punes

Per ne eshte shume e rendesishme ndjenja e komfortit ne kolektivin tone, ndaj zyra jone ne vecanti ofron te gjitha kushtet e nevojshme per realizimin e nevojave te punes dhe njekohesisht krijimi i nje atmosfere per tu ndjere si ne shtepine tuaj.
Ne jemi gjithmone te disponueshem per te degjuar te gjitha sugjerimet dhe kerkesat tuaja!

P.S.

Te interesuarit mund te dergojne CV-ne e tyre (me foto) ne adresen: info.dmc@albatrip.com
Vetem personat qe permbushin kriteret do te kontaktohen per interviste. CV pa foto nuk do te merren ne konsiderate.





Cel. : +355697007530
 


Apply WhatsApp
Back
Top