• Tirane, ofroj vend pune Asistent ne departementin e shitjes

ALKOS Group me Zyra Qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12 dhe me një eksperiencë 15 vjeçare në tregun shqiptar në fushën e Import-Eksportit, për një nga Shoqëritë e Grupit, kërkon të punësojë: OPERATORE / ASISTENTE NË DEPARTAMENTIN E SHITJES

DETYRA DHE PËRGJEGJËSI



  1. Është ndihmë dhe bashkëpunon me departamentin e logjistikës dhe të shitjeve;
  2. Përgatit, sipas nevojave, faturat apo fletë porositë për departamentin e shitjes;
  3. Përgatit dhe plotëson porositë e magazinës për dërgim sipas orarit apo planit të dërgesave;
  4. Regjistron faturat e TVSH-së;
  5. Mirëmban databazën e rregullt dhe sistemin;
  6. Raporton çdo mospërputhje apo problem që mund të ndodhë gjatë procesit të punës;
  7. Komunikon dhe bashkëpunon me mbikëqyrësit dhe kolegët;
  8. Kryen kontrollet e inventarit dhe ditaret e klientit sipas kërkesave.


KRITERET:


  • Të kenë kryer studimet e larta në Ekonomik;
  • Të këtë minimalisht 2 vite eksperiencë pune në këtë pozicion ose të ngjashëm;
  • Të jetë e organizuar, fleksibel dhe mbështetëse e zyrave apo programeve të ndryshme;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe FINANCA 5;


Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën o.cela@alkosgroup.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Aplikimet mbyllen më 30 Qershor 2019

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top