• Kompani Ndertimi/Fasadash ofroj vend pune Graphic Designer

Tirane, ofroj vend pune Graphic Designer

Aluflor mundëson ndërtimin e fasadave të teknologjisë së lartë, dritareve dhe dyerve duke përdorur sisteme të profileve të aluminit, pajisje të përpunimit, aksesorëve dhe ekspertizë teknike të cilësisë më të lartë. Për më tepër Aluflor ka vendosur standarde të larta teknologjike në industrinë e ndërtimit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Koncepton, dizenjon, materialet për shtyp si: broshura, katalogje, ftesa, baner, adeziv, duke ndjekur të gjithë procesin e prodhimit, shpërndarjes, montimit para, gjatë dhe pas eventeve.
• Koncepton dhe dizenjon skica, plane, vizatime dhe modele të krijuara për projekte të ndryshme.
• Mban përgjegjësi për përditësimet e imazheve në rrjetet sociale, kanaleve të komunikimeve sipas koherencës së projekteve.
• Mbikqyr vendosjen, përdorimin dhe/ose shfrytëzimin e materialeve promocionale nga njësitë e tjera të shoqërisë.
• Verifikon publikimin e reklamave në media, në përputhje me cilësinë dhe saktësinë e reklamës së publikuar, dhe në rast se verifikon mangësi njofton Drejtorin Operacional.
• Siguron cilësinë në kreativitet, formë dhe përmbajtje të imazheve; krijon, ruan dhe përditëson template dhe standardet e arkivimit të materialeve.
• Bashkëpunon me Departamentin Operacional dhe Menaxheret e Projekteve duke garantuar cilësinë maksimale. Raporton kërkesat për furnizimin e produkteve të lidhura me design-in.

Kualifikimi i kërkuar:

Arsim i lartë në fusha të ndryshme.
• Eksperienca të mëparshme si Designer, përdorues i programeve kompjuterike të design (ID, AI, Corel, Autocad, Photoshop, Ilustrator, InDesign);
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, përbën avantazh zotërimi i gjuhëve të tjera (Italisht, ose Gjermanisht etj);
• Aftësi artistike, krijuese, të menduarit logjik;
• Aftësi teknike të vizatimit, të modelimit;
• Të jetë në gjendje të mendojë në 3D;
• Të jetë pozitiv dhe i qartë në shpjegimin e ideve;
• Të jetë i aftë të punoi nën presion, ndonjëherë në afate shumë të ngushta;
Per ata qe i plotesojne keto kritere te dergojne CV-ne e tyre me foto, duke specifikuar pozicionin e punes per te cilin aplikojne:
email: recruit@aluflor.com
 


Apply
Back
Top