• Ofroj vend pune Oficer Kredie

NOA sh.a në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj të biznesit, kërkon të punësojë Oficer Kredie për qytetet:
Pogradec, Lushnje, Fier, Lezhë, Shkodër dhe Tiranë.


Qëllimi i punës:

Oficeri i Kredisë siguron arritjen e objektivave vjetore dhe mujore për rritjen dhe cilësinë e portofolit duke identifikuar oportunitetet e shitjes dhe gjenerimin e klientëve të rinj duke qenë përgjegjës për tërë ciklin e jetës së kredisë së një klienti në NOA.

Përgjegjësitë e pozicionit:


  1. Analizon tregjet potencialë në mënyrë që të identifikojë nevoja të mundshme dhe zhvillon një plan kërkimor duke konsideruar profilin e duhur të klientit në NOA;
  2. Promovon shërbim të shpejtë dhe profesional klientëve potencialë dhe ekzistues në mënyrë që të sigurojë një marrëdhënie afatgjatë dhe të shëndetshme;
  3. Identifikon klientë potencialë, individë ose biznese në nevojë për financim dhe i bind ata për financim ose ofron këshillim financiar;
  4. Inicion në mënyrë proaktive negociata shitjesh për të arritur objektivat e shitjes;
  5. Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës;
  6. Analizon kapacitetet ripaguese të klientit dhe përcakton nëse kredia mund të përmbajë një risk të pranueshëm brenda udhëzimeve të politikave të kredisë;
  7. Kryen të gjithë kontrollet e nevojshme sipas procesit të kredidhënies mbi historikun e kredive të palëve dhe personave të lidhur si dhe dokumentacionit përkatës që është pjesë e propozimit për aprovim;
  8. Zhvillon plane specifike për përsëritjen e biznesit me klientët ekzistues dhe ndërmerr nisma pasuese të duhura;
  9. Qëndron i përditësuar në lidhje me produktet, procedurat dhe politikat e reja, si dhe termat dhe kushtet e reja të propozuara nga Kompania;
  10. Performon mbledhjen e hershme dhe intensive të kredisë dhe ndjek vonesat sipas strategjisë së kompanisë me fokus normalizimin e pagesës së kredisë duke u përqendruar tek negociimi me klientin.

Kërkesat për pozicionin:


  1. Diplomë Universitare në degët e Fakultetit të Ekonomisë ose në fusha të tjera të ngjashme;
  2. Eksperiencë pune e preferueshme 2 vjet në pozicione të ngjashme në shitje;
  3. Aftësi shumë të mira për të tërhequr, menaxhuar dhe zhvilluar marrëdhënie biznesi;
  4. Energji, dinamizëm, ambicie për të zhvilluar një karrierë të suksesshme;
  5. Aftësi të shkëlqyera analize financiare.


Si të aplikoni:

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në: https://noafin.al/jobs.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe nje letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 14 qershor 2019.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një testim me shkrim.
 
Back
Top