• Tirane, ofroj vend pune Social Media Manager

WELL ALBANIA shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin: ZHVILLUES / MENAXHUES I RRJETEVE SOCIALE & FAQE WEB për Zyren Qendrore.

Detyra dhe Përgjegjësi


  • ketë aftësi krijuese dhe të japë ide produktive për zhvillimin e faqeve në Facebook, Instagram, LinkedIn si dhe të kujdeset për mirëmbajtjen e tyre e dizenjimin e mediave sociale;
  • Të zhvillojë planet e marketingut, rezultatet e fushatës dhe rekomandimet e projekteve të ekipit drejtues;
  • Të krijojë dhe të zhvillojë një përmbajtje të qartë dhe preçize.
  • Të dizenjojë faqe Web që perputhen me motorët e kërkimit;
  • Të ketë aftësi të navigojë në faqet e webit për të tërhequr informacione sa më cilësore;
  • Të kujdeset për përmirësimin e vazhdueshëm të renditjes së motorëve të kërkimit;
  • Të jetë i aftë të transmetojë informacione të rëndësishme në këto rrjete;
  • Të kontrolloje hyrjet dhe daljet e informacionit duke përdorur metoda sa me efikase;
  • Të sigurojë që përmbajtja të jetë e lartë në motorrët e kërkimit;
  • Mbledhja e informacionit të faqeve më të kërkuara;
  • Të krijojë reklama në internet;
  • Të monitorojë on-line reputacionin e kompanisë;
  • Te miratojë ose të fshijë komentet nëper blogje ose artikuj;
  • Të theksojë dhe të inkurajojë komentet pozitive;
  • Të menaxhojë dhe të shperndajë postën elektronike;
  • Të ndjeki në vazhdimësi komentet;
  • Të nxisi reagimet e klientëve dhe të krijojë fushata përmiresimi;
  • Të krijojë strategji marketingu për projekte, duke përfshirë faqet e internetit të kompanisë dhe mediat sociale;
  • Të ketë një bashkëpunim me dapartamentin e shitjeve, në zhvillimin dhe implementimin e programit;
  • Të krijojë dhe të ekzekutojë programet kyçe;
  • Të analizojë të dhënat për një efiçensë sa më të lartë të fushatës;


Kualifikimet / Kërkesat




  1. Arsim i lartë në fushën e marketingut, biznesit ose teknologjisë së informacionit;
  2. Eksperiencë të ngjashme në fushën e promovimit të produkteve apo shërbimeve përmes WEB -it apo rrjeteve sociale;
  3. Njohje e mirë e mjeteve të marketingut tradicional dhe dixhital;
  4. Përvoja me metodat e hulumtimit duke përdorur softuerin e analitikës së të dhënave;
  5. Aftësi shumë të mira përdoruese të paketës MS Office, analytics web dhe Google Adwords. Njohja e programit Graphic Design përbën avantazh;
  6. Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit në Marketing ose fusha të ngjashme;
  7. Ndjekja e fushatave të ndryshme paralel me mediaplanin dhe në fushën e zbatimit praktik, implementimit në terren;
  8. Aftësi shumë të mira njohëse dhe zotëruese të gjuhës Angleze, në komunikim verbal dhe të shkruar;
  9. Leje drejtimi kategoria B;
  10. Fleksibël me oraret;


Aplikimet mbyllen më 10 Qershor 2019

Luten të gjithë të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV-në në adresën e Email: [COLOR=#002060][FONT=Calibri]well.rekrutime@alkosgroup.al[/FONT][/COLOR]

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.


*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

 


Apply WhatsApp
Back
Top