• Vlore, ofroj vend pune Asistent Sherbimi

Balfin Real Estate Aktivitieti kryesor i kompanisë është marketimi, shitja, shërbimi pas shitjes për të gjitha pasuritë e patundshme që do të zhvillohen nga kompanitë e Grupit Balfin dhe njëkohësisht ofrimi i shërbimeve të konsulencës për këto kompani investitore të pasurive të patundshme në etapa të ndryshme të zhvillimit të projekteve që ato kanë.
Misioni i kompanisë është maksimizimi i fitimit nga shitja e pasurive të patundshme të Green Coast, Vala Mar, Park Gate, etj, me fokus gjithashtu rritjen e kënaqësisë së klientit.
Balfin Real Estate, dëshiron të rekrutojë dy punonjës në pozicionin Promotor me kontrate pune me afat të caktuar 4 mujor (qershor-shtator 2019)
Profili i punës: Promotor për dhënien e informacionit klientëve potenciale në lidhje me veprimtarinë e Balfin Real Estate, promovimin e produktit Green Coast Resort (ne ambientet e projektit) direkt tek pushuesit , turistet, ndjekesit e lojrave te ujit dhe/ ajrit , pushuesit rastesore te Nazar Beach Bar, qofshin këta shqiptare apo te huaj etj.

Vendodhja e punes: Palase Vlore, Lungo Mare
Kohëzgjatja ditore: 8 orë në ditë. dy turne me turne.
Kriteret e kërkuara: ju lutem adresoni CV-në në adresën e burimeve njerëzore hr@balfinrealestate.al

  1. Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi
  2. Qëndrim proaktiv, dëgjues aktiv, dhe me aftësi të mira negociuese
  3. Fleksibël dhe me dëshirë për të mësuar
  4. Njohuri shumë të mira në gjuhën angleze
  5. Jeni në ndjekje ose keni përfunduar studimet e Larta Universitare
  6. Kandidatet me vendbanim ne Vlore do te perbenin avantazh

Aplikimet që do të përzgjidhen, do të kontaktohen nga Stafi i Burimeve Njerëzore të kompanisë për të vijuar më tej procesin e rekrutimit.
Ju lutem adresoni CV-në në adresën e burimeve njerëzore hr@balfinrealestate.al
 


Apply
Back
Top