• Shkodër, Ofroj vend pune Koordinator Lokal Projekti

Data e hapjes: 29 Maj 2019
Data e mbylljes: 11 Qershor 2019

Titulli i pozicionit: Koordinator Lokal Projekti

Vendi: Shkodër
Orë pune: Me kohë të plotë, 40 orë/javë
Supervizor: Drejtori Ekzekutiv i NPF-së

Përshkrim i shkurtër i projektit: Fuqizimi i të Rinjve Projekti “Fuqizimi i të Rinjve”, i mbështetur nga “Save the Children” me financimin e kompanisë prestigjoze BVLGARI zbatohet nga Fondacioni ‘’Ndihmë për Fëmijët’’ në Cërrik dhe Shkodër . Projekti ka filluar zbatimin e tij në Janar 2016 dhe ka një shtrirje kohore 5 vjeçare. Qëllimi i projektit është të rrisë cilësinë e jetesës së të rinjve dhe të rejave nga komunitetet më në nevojë përmes rritjes së kapaciteteve të tyre individuale, arsimore, shoqërore dhe ekonomike dhe integrimit dinjitoz në tregun e punës e të sipërmarrjes.

Funksionet bazë të pozicionit:
Koordinatori lokal i projektit do të ketë përgjegjësine e sigurimit të zbatimit të aktiviteteve dhe shërbimeve të projektit në nivel lokal. Kandidati do te punoje ne bashkepunim te ngushte me anetare te tjere te stafit lokal, shkollën profesionale ‘’Ndre Mjeda’’, Bushat dhe stafin qëndror të projektit. Ai/Ajo kryesisht do të: koordinojë mbi baza ditore punën dhe shërbimet e stafit të projektit, do të ofrojë sherbime te parashikuara në projekt, do të koordinojë dhe organizojë aktivitetet e projektit me të gjitha institucionet lokale të interesuara, do të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm, do të raportojë sipas kërkesave të zyrës qëndrore, do të administrojë zyrën lokale etj.

Kualifikime të nevojshme:


Arsim:
Diplomë fakulteti në degët sociale (e preferuar) ose ne degë të përafërta. Kualifikime të tjera si dhe njohuri të paketës bazë kompjuterike.

Eksperiencë:
Kandidati i suksesshem duhet te ketë minimalisht 3 vite pune në pozicione të ngjashme në organizata, institucione ose projekte kryesisht në fushën e fuqizimit të të rinjve dhe familjeve, përfshirjes sociale dhe shërbimeve direkte. Gjithashtu duhet të ketë eksperience pune dhe njohje të mirë të nevojave për zhvillim të të rinjve nga komunitete të marxhinalizuara, përfshirë komunitetet Rome dhe Egjiptiane; të ketë aftësi të mira këshilluese dhe njohuri rreth kulturës dhe dinamikave të zhvillimit të tyre komunitar. Preferohet njohja e institucioneve lokale të sherbimeve si: qendrat e formimit profesional, zyrat e punësimit, bashkia etj.

Gjuhët:
Shqip; njohuri të anglishtes e preferuar.

Njohuri dhe aftësi pune:

Njohuri dhe aftësi të mira në koordinim dhe zbatim projektesh zhvillimore

Aftësi të shkëlqyera komunikimi
Aftësi të dukshme për të punuar në grup
Aftësi për të menaxhuar/funksionuar në ambjente inter-kulturore

Aftësi analitike dhe raportuese


Aplikimi:

Individët që zotërojnë këto cilësi duhet të dorëzojnë:
Curriculum Vitae
Letër personale ku të përshkruajnë se si cilësite e tyre janë relevante për pozicionin.
Dy letra rekomandimi

Dërgoni aplikimin në adresën: [B][COLOR=windowtext][FONT='inherit']lorena.gjindoda@gmail.com[/FONT][/COLOR][/B] jo më vonë se 11 Qershor 2019.

Fondacioni “Ndihmë për Fëmijet” ofron mundësi të barabarta punësimi per femrat dhe meshkujt, pa dallim etnik dhe fetar.
 


Apply
Back
Top