• Tirane, ofroj vend pune Auditor i brendshem (Senior)

Auditor i Brendshëm (Senior)

Prospect C&S është duke kërkuar për një pozicion Auditor të Brendshëm (Senior) nje kompanie me aktivitet ne fushen financiare, në Tiranë.

Qëllimi i përgjithshëm i rolit: Auditori, nën drejtimin e Drejtorit të Departamentit, duhet të kryejë auditime të brendshme të kompanisë, në bazë të planit dhe standardeve të auditimit, me qëllim lëshimit të një opinioni të pavarur dhe vlerësim të mjaftueshmërisë dhe efektivitetit të linjës së kontrollit të brendshëm dhe menaxhimit të riskut.

Përgjegjësitë kryesore të pozicionit:

  • Të mbledhë informacionin/dokumentacionin e nevojshëm për përgatitjen e auditimit dhe të përgatisë programin e auditimit.
  • Të analizojë, kuptojë dokumentacionin e mbledhur, të identifikojë dhe vlerësojë risqet dhe mungesën e kontrolleve në procese dhe mospërputhshmërinë me rregulloret në fuqi
  • Të kryej procedurat e auditimit, duke përfshirë identifikimin dhe percaktimin e problematikave në bazë të intervistimeve dhe diskutimeve me personat përgjegjës, rishikimin e dokumentacionit përkatës.
  • Dokumenton proceset e kontrolleve të kryera në përputhje me manualin dhe Proceduren e Auditit.
  • Harton draft raportin për auditimin e kryer dhe propozon rekomandime për ceshtjet e adresuara për përmirësimin e proceseve.
  • Të përfundojë raportet e auditimit në kohë, sipas planit të auditimit.
  • Të përditësohet vazhdimisht me rregulloret e brendshme dhe të jashtme dhe ndryshimet e standarteve të auditimit.

Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:


  • Diplomë universitare në fakultetin ekonomik.
  • Eksperiencë të mëparshme 2 vjecare në auditim të brendshëm , eksperienca në institucione financiare përbën avantazh;
  • Aftësi ts mira komunikimi dhe të jetë bashkëpunues në grup.
  • Aftësi analitike dhe të shkrimit të raporteve.
  • Përdorim shumë të mirë të programeve të paketes Office: Excel, Word etj.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze
Si të aplikoni:
Nëse jeni të interesuar të aplikoni për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV tuaj së bashku me një letër motivimi brenda datës 06 Qershor 2019 në adresën: Prospekt.cs@gmail.com

Ju lutem mbani parasysh se vetem aplikantët që do të përzgjidhen do të kontaktohen për test dhe intervistë.

Aplikimi juaj do të trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe sipas legjislacionit në fuqi, Ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimit Nr. 42, datë 22.07.2014 të Republikës së Shqipërisë
.
 


Apply
Back
Top