• Tirane, ofroj vend pune Koordinator Eksportesh (Agropërpunim)

EPPC Albania kërkon një Koordinator Eksportesh (Agropërpunim) për klientin e saj, një ndër kompanitë më të mëdha të përpunimit të frutave në vend.

Kandidati duhet të njohë dhe të jetë i familjarizuar me tregjet e frutave në vend.


Përgjegjësitë Kryesore:


  • Realizimi i objektivave të vendosura nga kompania;
  • Njohja shumë e mirë e tregut dhe shfrytëzimi optimal i mundësive që ofron ky treg;
  • Krijimi, zhvillimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të mira me klientët dhe aktorët e tjerë ne treg;
  • Raportimi i rregullt mbi bazën e standardeve të vendosura nga kompania.


Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Të ketë përfunduar Shkollën e Mesme;
  • Përvojë e mëparshme në këtë fushë ose të ngjashme (e detyrueshme);
  • Të komunikojë në nivel mesatar/të lartë gjuhën angleze (e detyrueshme);
  • Të ketë eksperiencë në përpilim dhe ndjekje dokumentacionesh (sidomos ato të eksporteve, certifikim produkti, etj.);
  • Të disponojë leje drejtimi dhe të jetë i gatshëm për të udhëtuar;
  • Të jetë person i komunikueshëm, i besueshëm dhe me dëshirë për të punuar.

Të dhënat:

Pozicioni: Koordinator Eksportesh (Agropërpunim);
Vendndodhja: Tiranë;
Pagesa: Konkurruese;
Aplikimet mbyllen: 15.06.2019

Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke ndjekur linkun e mëposhtëm:

https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top