• Tirane, ofroj vend pune part time Mjek

Mjeku i Kompanisë ka një rol kryesor në menaxhimin e shëndetit profesional në vendet e punës. Ai/ajo do të bashkëpunojë me Punëdhënësin dhe personin përgjegjës të ngarkuar për Shëndetin & Sigurinë, për të përmbushur të gjitha detyrimet ligjore në lidhje me shëndetin dhe sigurinë në vendet e punës.
Kriteret

  • të ketë kryer specializimin si mjek / mjek i sëmundjeve profesionale / mjek i punës;
  • të jetë pajisur me të drejtën e ushtrimit të profesionit nga Urdhri i Mjekëve;
  • të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet;
  • të flasë gjuhën shqipe;
  • përveç gjuhës amtare të flasë anglisht (rrjedhshëm), italisht (mirë);

Preferohet të ketë:

  • specializim në mjekësi profesionale ose higjienë dhe mjekësi parandaluese ose mjekësi ligjore;
  • të ketë dhënë kumtime në universitet mbi mjekësinë profesionale/mjekësinë parandaluese për punonjësit dhe psikoteknikën/toksikologjinë industriale/ psikologjinë profesionale dhe higjienën/klinikën e punës;
  • të ketë 10 vjet përvojë në fushën e mjekësisë profesionale;

Sa vijon janë detyrat kryesore të zakonshme të mjekut të kompanisë:

  • të sigurojë për perimetrin e tij/saj të aktiviteteve përmbushjen e Ligjit nr. 10237 / 2010 dhe çdo ligj tjetër të zbatueshëm;
  • të kontribuojë në hartimin e vlerësimit të riskut për perimetrin e aktiviteteve;
  • të marrë pjesë në këshill për shëndetin dhe sigurinë, kur kërkohet nga punëdhënësi;
  • të vizitojë ambientet e kompanisë kur kërkohet nga punëdhënësi dhe të bie dakord me personin përgjegjës të ngarkuar për shëndetin dhe sigurinë;
  • të kryejë vizita para marrjes në punë, si dhe vizita periodike (mundësisht në studion e saj/tij);
  • të shprehë “aftësinë në punë” të plotë, të pjesshme ose të munguar, për të gjithë punonjësit e kompanisë dhe të përgatisë një raport për çdo rast, i cili duhet të përfshihet në dosjen e punonjësit;
  • të mbajë të përditësuar një dosje personale për secilin punonjës, mbi aftësinë e tij / saj për punë, në lidhje me privatësinë e personit;
  • të mbajë shënim rezultatet lidhur me mbikëqyrjen shëndetësore;
  • të raportojë tek Punëdhënësi dhe tek të gjithë aktorët e brendshëm rezultatet e mbikëqyrjes shëndetësore;
  • t’u shpjegojë punonjësve kuptimin e mbikëqyrjes shëndetësore, që punëtorët i nënshtrohen;
  • të përmbushë, në emër të punëdhënësit, të gjitha detyrimet ligjore të cilat lidhen me sëmundjet profesionale;
  • të nxjerrë protokollin e mbikëqyrjes shëndetësore;
  • të kryejë mbikëqyrjen shëndetësore;
  • të bashkëpunojë me laboratorët, për analiza të cilat janë të nevojshme për kryerjen e mbikëqyrjes shëndetësore;
  • të mbështesë Drejtorin e Shëndetit, Sigurisë & Mjedisit, në rast të kontrollit ose pagesave nga agjencitë e përmbarimit;
  • të ofrojë (përfshihet dizajni) Trajnim mbi Shëndetin Profesional dhe aktivitetet informuese, sipas një plani të rënë dakord me Drejtorin e Shëndetit, Sigurisë & Mjedisit dhe të miratuar nga Niveli Drejtues;
  • të kontribuojë në përkufizimin e strategjisë së komunikimit të brendshëm dhe hartimin e përmbajtjeve në lidhje me Shëndetin në Punë;
  • të përmbushë çdo çështje tjetër lidhur me shëndetin dhe sigurinë në punë, në vendet e punës, të cilat mund të lindin gjatë kohëzgjatjes së kompanisë ose nga Kontrata e Mirëmbajtjes me TAP.
Dergoni aplikimin tuaj ne : info@albgaz.al
 


Apply
Back
Top