• Tirane, ofroj vend pune Keshillues Shitjesh B2B

EPPC Albania është në kërkim të një Këshilluesi Shitjesh B2B.

Përgjegjësitë Kryesore:


  1. Viziton klientët me qëllim ndërtimin, zhvillimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve mes palëve;
  2. Kupton mirë industrinë ku klienti operon, nevojat dhe kërkesat e tij, si dhe ambientin dhe kulturën e punës;
  3. Prezanton shërbimet në mënyrë profesionale tek klientët duke rekomanduar sygjerime/zgjidhje biznesi;
  4. Ofron mbështetje operacionale në të gjitha aspektet e promovimit të shërbimeve të kompanisë përmes kanaleve të ndryshme;
  5. Identifikon mundësi të reja biznesi nëpërmjet vlerësimit të prospekteve të rinj, sektorit dhe industrive ku operojnë dhe pozicionimit të tyre në treg;
  6. Raportime periodike tek drejtuesit e kompanisë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare;
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme në pozicione të ngjashme në Shitje, Shërbim Klienti etj;
  • Aftësi të mira të paketës MS Office dhe të mediave sociale;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe të jetë i orientuar drejt shërbimit ndaj klientit;
  • Të ketë leje drejtimi automjeti, kategoria B.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj deri në datë 03.06.2019, në linkun që vijon: https:// aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top