• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh

Profesionisti_banner.jpg


Jeni duke kërkuar punë më të mirë dhe mundësi për të fituar më shume?
A është shitja dhe ndërtimi i marrëdhënieve të forta me Klientët pika juaj më e fortë? Apliko Tani!

Profesionisti po rekruton Menaxher Shitjesh në emër të një Klienti i cili është përfaqësues zyrtar i produkteve të markave më cilësore për parukeri dhe dyqane thonjsh në Shqipëri.

Qëllimi i Pozicionit: Te ofroje shërbim të shkëlqyer ndaj Klientëve ekzistues dhe të punojë për identifikimin e klientëve të rinj duke synuar maksimizim e shitjeve.

Detyrat dhe Pergjegjësite:

  • Prezanton në menyre profesionale produktet e kompanisë tek klientët potencialë dhe mirëmban rrjetin e Klientëve ekzistues.
  • Identifikon nevojat për produkte nga klientët dhe jep propozime të ndryshme duke synuar maksimizim të shitjeve nga gjithë gama e produkteve që ofron kompania.
  • Garanton nivel të lartë të shërbimit ndaj Klientit duke iu përgjigjur në mënyrë efektive klientit si gjatë dhe pas procesit të shitjes.
  • Zbaton me përpikmeri procedurat ne fuqi dhe politikat e kompanise.
  • Detyra te tjera sic nevojiten/kërkohen.

Aftësite e kërkuara:
Arsimimi: Diplomë e shkollës së mesme apo universitare.
Pervoja e Punes: 2+ vjet eksperiencë pune në shitje. E preferueshme eksperienca e mëparshme në shitjen e produkteve për parukeri.

Aftësi te tjera:

  • Aftesi shume te mira komunikuese dhe në shitje.
  • I orientuar drejt arritjes së rezultateve.
  • Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie të forta me Klientët.
  • Te punojë me integritet, përkushtim dhe motivim në interesin më të mirë të Kompanise,
  • Të ketë njohuri të mira të njëres prej gjuhëve:Anglisht, Italisht apo Greqisht.
  • Posedon leje për drejtim mjeti.

Procesi i Aplikimit: Te interesuarit janë të ftuar të dërgojnë aplikimin e tyre, deri ne datë 30 Maj 2019, tek adresa rekrutim@profesionisti.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top