• Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketing

Përshkrimi i punës për Pozicionin Specialist Marketingu
Zyrat Remax Infinity pjese e Rrrjetit te Zyrave Imobiliare Remax Albania jane ne kerkim te nje personi qe do te mbuloje posicionin e punes Specialist Marketingu. Zyrat Remax infinity kane nje experience disa vjecare ne tregun e pasurive te patundshme. Eksperienca e punes nen Marken nr 1 ne Bote per Shitjen e Pronave te patundhsme Remax, na ka lejuar te rrisim shume cilesine e sherbimit ndaj klientet tane.
Përgjegjësitë Krysore te Specialist Marketingut
përfshijnë:

• Ndihmesa ne promovimin e pergjithshem te sherbimeve te ofruara nga Zyrat Remax Infinity
• Zhvillimi i ideve për fushatat kreative të marketingut te Zyrave Remax Infinity
• Ndihmese në aktivitetet e marketingut duke shprehur ekspertizë në fusha të ndryshme (content development and optimization, planifikimi i eventeve, advertising etj.)

Pershkrim i Shkurter
o Ne jemi duke kërkuar për një Specialist/e Marketingu entuziast për të na ndihmuar në fushatat tona të marketingut. Ju do të jeni pjesë përbërëse e zhvillimit dhe ekzekutimit të planeve të marketingut për të arritur objektivat qe variojne nga brand awareness tek product promotion.
o Specialisti i marketingut duhet të jetë një profesionist i aftë të kuptojë prirjet e sjelljes së konsumatorit dhe të krijojë ide kreative. Ju gjithashtu duhet të jeni të përgatitur mirë në konceptet dhe teknikat e marketingut.
o Qëllimi është qe të ofrojmë plane marketingu specifike që do të ndihmojnë ne promovimin sa me te mire te Kompanise dhe Sherbimeve tona.
Përgjegjësitë
• Zhvillimi i ideve për fushata kreative të marketingut
• Ndihmese në aktivitetet e marketingut duke shprehur ekspertizë në fusha të ndryshme (content development and optimization, planifikimi i eventeve, advertising etj.)
• Bashkëpunoje me Konsulentet Imobiliare për të koordinuar veprimet e marketingut
• Planifikimi dhe ekzekutimi i iniciativa për të arritur audiencën e synuar përmes kanaleve të ndryshme (media sociale, e-mail, televizion etj)
• Ndihmon në analizimin e të dhënave të marketingut (rezultatet e fushatës, normat e konvertimit, trafikun etj.)
• Krijimi i content i nevojshem per promovimin e pronave qe marketohen nga konsulentet imobiliare

Kërkesat
1. Eksperience si specialist marketingu ose rol të ngjashëm
2. Të kuptuarit e plotë të elementeve të marketingut (duke përfshirë marketingun tradicional dhe digjital si SEO / media sociale etj.) dhe metodat e hulumtimit të tregut
3. Aftësi e larte e programeve kompjuterike, duke përfshirë MS Office, software e marketingut (Adobe Creative Suite & CRM) dhe aplikacionet (analytics web, Google AdWords etj)
4. Aftesia per te kryer foto profesionale perben avantazh.
5. Te jete e organizuar dhe te dije te punoje sipas planeve te punes
6. Aftësi të jashtëzakonshme të komunikimit dhe shkrimit
7. Te kete diplome ne Marketing ose diploma te ngjashme.

Apliko tani:Dergoni nje CV ne adrese tone te email:infinity@remax-albania.al





Cel. : 0699869958
 


Apply WhatsApp
Back
Top