• Tirane, ofroj vend pune Operator Logjistike

Aleat Sh.p.k është një kompani shqiptare me sipërmarrje të përbashkët të Idemia Identity & Security dhe Fondit Shqiptaro–Amerikan të Ndërmarrjeve për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe Pasaportave biometrike për qytetarët shqiptarë.
www.aleat.al

Për organizatën tonë ne jemi duke kërkuar për një OPERATOR LOGJISTIKE me afat të caktuar kohor 3 mujor.

KËRKESA

  1. Diplomë universitare
  2. Njohuri të shkëlqyera të Microsoft Office dhe aftësive kompjuterike
  3. Njohja e gjuhëve të huaja: anglisht
  4. Një vit përvojë pune në punë magazinimi ose pune të ngjashme
  5. Posedimi i patentës sipas nevojës
  6. Person i ndershëm dhe i besueshëm
  7. Aftësitë të menaxhimit të kohës
  8. Aftësi të shkëlqyera komunikuese me gojë dhe me shkrim
  9. Person energjetik dhe dinamik
  10. Fleksibël në punojë jashtë orarit
PËRGJEGJËSI

  1. Përgjegjës për të gjitha materialet në magazinë
  2. Ngarkon dhe shkarkon materialet nga automjetet me dorë ose operon me pajisje të motorizuara
  3. Inspekton artikuj, në lidhje me cilësinë dhe sasinë me anë të dokumentacionit të mallrave
  4. Nënshkruan faturat e dorëzimit nga furnizuesit dhe për dorëzimin e artikujve në departamente
  5. Hap, ndan dhe shpërndan pajisjet në dhomat përkatëse
  6. Merr pjesë në inventaret fizike duke numëruar stokun
  7. Organizon materialet e magazinimit dhe stoqet sipas një sistemi inventari të përcaktuar
  8. Fut të dhëna dhe redakton urdhrat e stoqeve në një sistem inventari të kompjuterizuar
  9. Përcakton materialet e stoqeve / materialeve të nevojshme
  10. Informon Supervizoren e Blerjeve për mbarimin e materialeve ose çështje të tjera që kërkojnë blerjen dhe rimbushjen e stokut
  11. Mban materialet e ruajtura të pastra dhe ndihmon në procedurat bazë të shërbimit për të mbajtur materialet e gatshme për shpërndarje

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë një cv të plotë me detaje të edukimit dhe eksperiencave si dhe me foto, pranë burime.njerezore@aleat.com ose Departamenti i Burimeve Njerëzore, Aleat sh.p.k, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Me dërgimin me postë elektronike të jetëshkrimit (CV) në adresën e treguar në këtë njoftim, kandidati për punë pranon që shoqëria ALEAT Sh.p.k të përpunojë të dhënat e tij/e saj personale për qëllimin e punësimit, në përputhje me legjislacionin në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.
 


Apply
Back
Top