• Tirane, ofroj vend pune FINANCIERE (PER EXPORTIN)

FMT GROUP OFRON VEND PUNE :
FINANCIERE ( PER EXPORTIN )

Detyrat

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  1. Të njoh shumë mirë procedurat e importit dhe exportit.
  2. Mbajtëse e regjimit të përpunimit aktiv dhe magazinës doganore.
  3. Të ketë punuar me terma pagese PAD, BG, LC…etj.
  4. Të ruaj dhe të mbuloj kontaktin me sistemin doganor.
  5. Të bëj kontrollin e magazinave.
  6. Të ruaj marrëdhëniet me klientin e huaj.
  7. Të bëj rregjistrimet e importeve në Financë 5 dhe rregjistrat përkatës për secilën deklaratë.
  8. Të jetë njohëse e mirë e incotermave (FXA, EXWORK, FOB…etj)
  9. Mbajtja e raportet mujore Debitor-Kreditor të huaj.

Kualifikimet

Kërkesat për pozicionin:

  • Diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Degën Financë- Kontabilitet
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë në Financë
  • Njohuri të mira të paketës MS Office (Excel është i domosdoshëm)
  • Njohuri mbi programin financiar Financa 5
  • Të zotëroj shumë mirë Gjuhën Angleze
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese
  • Të ketë aftësi të mira analitike, saktësi në kryerjen e detyrave
  • E afte të punoj në mënyrë të pavarur
  • Etikë pune dhe përpikmëri.



SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Punohet : E hënë – E premte / Ora : 08:15 – 16:15 / Transporti i siguruar nga kompania

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV në adresën e emailit hr@fmtgroup.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.


* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Ju mirëpresim!
 


Apply
Back
Top