• Prishtine, ofroj vend praktike IT, Marketing Digjital

Qendra për Shkathtësi Digjitale Aino-Agile kërkon dy praktikantë të motivuar në funksionet:

  1. Informatikë Biznesi (Menaxhim dhe Informatikë, Sisteme të Informacionit, Shkenca Kompjuterike)
  2. Marketing digjital

Praktikantët e suksesshëm që do të kualifikohen për këto dy pozita do të kompensohen për aktivitete tyre. Kompensimi do të behet në bazë të performancës.

Detyrat për pozitën 1: Informatikë Biznesi:

  • Analizon të dhëna mbi klientin, mbi tregun dhe mbi konkurrencën;
  • Organizon dhe ruan informacionet mbi biznesin dhe klientët;
  • Përditëson të dhënat në web-faqen e kompanisë dhe rrjetet sociale;
  • Si dhe detyra tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kualifikimet e kërkuara për pozitën 1: Informatikë Biznesi:

  • Aftësi të mira rreth informacioneve teknike dhe sistemeve operative kompjuterike;
  • Aftësi dokumentimi dhe aftësi të mira organizative;
  • Diploma universitare (Bachelor/Master) në fushën relevante e dëshirueshme;
  • Zotërim të mirë të gjuhës Angleze.

Detyrat për pozitën 2: Marketing Digjital

  • Dizajnimi i planit të marketingut dhe hulumtimin në marketing;
  • Përditësimin e bazës së dhënave mbi klientin;
  • Përgatit materialet e marketingut, si broshura, fletë informuese, etj;
  • Realizon aktivitete të marketingut (promovime, anketa, intervista, shpërndarje materialesh, etj.);
  • Si dhe detyra tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kualifikimet e kërkuara për pozitën 2: Marketing Digjital

  • Aftësi të mira organizative;
  • Njohuri të duhura të marketingut;
  • Zotërim të mirë të gjuhës Angleze
  • Të kenë njohuri të mira kompjuterike;
  • Diploma universitare (Bachelor/Master) në fushën relevante e dëshirueshme;

Orari: 20 orë në javë (me fleksibilitet sipas marrëveshjes)
Kompensimi: Sipas marrëveshjes dhe performancës.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV -të e shkurtra ( me të dhëna dhe foto),
si dhe letrën motivuese, në email-in ainoagile@gmail.com
Për informacione shtesë vizitoni: www.ainoagile.com

Cel. : 044607085
 


Apply
Back
Top