• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Mbledhjes së Kredive në terren

LAJMËRIM PUNËSIMI – Specialist i Mbledhjes së Kredive
Kredo Finance sh.p.k, një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.
Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe sherbim klientele, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Për shkak të zgjerimit, ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozitën e Specialist i Mbledhjes së Kredive në terren, pranë Departamentit të Mbledhjes së Kredive në Vonesë.
[h=1]ROLI DHE PËRGJEGJËSITË[/h]§ Ndjekja e rasteve në vonesë, duke mundësuar pagimin e tyre dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme të perditshme me klientët.
§ Vizitat në terren pranë vendbanimit ose vendeve të punës së klientëve ne vonesë.
§ Monitorimi i performancës së kredive duke përcaktuar objektiva të qarta në bazë mujore dhe supervizimi i arritjeve mujore, tremujore dhe vjetore në lidhje me kompozimin e kredive në vonesë
§ Gjenerimi dhe dokumentimi i njoftimeve zyrtare sipas procedurës së mbledhjes së kredive në vonesë dhe procesit përkatës gjygjësor.
§ Organizimi i komiteteve të vonesave (delinkuencës) me qëllim prezantimin e problematikave dhe strategjive të reja ne manaxhimin e delinkuencës.
§ Bashkëpunim me departamentet e tjera me qëllim lehtësimin e proceseve të cilat kane lidhje me disa departamente të tjerë si psh operacionet, risku, shitjet etj.
§ Të monitorojë ecurinë e procesit të implementuar në sistemet e brendshme, gjenerimin e detyrave konform procedurave të njësisë, evidentimin në kohë të problemeve dhe të prezantojë ndryshime të nevojshme me qëllim përmirësimin e procesit.
[h=1]KËRKESAT PËR KUALIFIKIM DHE EKSPERIENCË[/h]· Diplomë Universitare
· Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbale dhe në të shkruar)
· Eksperiencë në sektorin e mbledhjes se kredive në vonesë për të paktën 1 vit.
· Aftësi të forta në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve
· Aftësi analitike dhe i vëmëndshëm ndaj detajeve
· Profesionalisht i aftë për përdorimin e Microsoft Office Suite
· Menaxhues i shkëlqyer i kohës dhe me aftësi për të venë prioritet e duhura në përmbushjen e disa detyrave njëkohësisht
[h=1]AFTËSI TË TJERA TË PREFERUESHME[/h]Aftësi komunikimi të shkëlqyera verbale dhe në tëshkruar ; I kujdesshëm ndaj detajeve dhe saktësisë së informacionit si dhe dokumentimit ; I aftë për të punuar në grup.

Instruksione mbi Aplikimin

Kredo Finance dëshiron të krijojë një ambjent të vecantë pune dhe është krenar për mundësitë e barabarta të punësimit që ofron.

Nëse ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur që mund të ndihmojë në rritjen e kulturës së kompanisë, ju lutem dërgoni CV tuaj në adresën: rekrutime@kredo.al



Hapur më:

08.05.2019
E vlefshme deri më:

13.05.2019
 


Apply
Back
Top