• Tirane, ofroj vend pune Data Entry

AIS është në kërkim të një personi për ta punësuar si staf për përpunim të dhënash.
Procesi i punës është i thjeshtë dhe lidhet me përgatitjen e databazave me të dhëna të shoqërive tregtare.
Pozicioni i punë nuk ka lidhje me analizë apo përpunim statistikor.​
Personi duhet të jetë i diplomuar (edhe trevjecar) në degët financë, kontabilitet, biznes apo juridik.
Të ketë njohuri mbi të dhëna të regjistrit të biznesit (QKB) dhe nëse nuk ka njohuri të jetë i aftë të mësojë shpejt mbi përmbajtjen e një regjistri të tillë.​
Ora e punës paguhet neto 250 lekë plus kosto të punësimit apo kontraktimit (tatim mbi të ardhurën personale, kontribute shoqërore dhe shëndetësore të detyrueshme).​
Kandidati / Kandidatja do ti nënshtrohet një procesi prove.​

Cilësitë:
i aftë për të mësuar, nivel të lartë përqëndrimi, modest dhe i motivuar për të punuar,
i aftë të punjë 8 orë në ditë.

Nëse jeni të interesuar ju lutem shkruani në info@ais.al
duke përcjellë një CV tuajën në një email me titull Aplikim specialist përpunim të dhënash Data Enter deri më 20 Maj 2019.​
 


Apply
Back
Top