• Fier, ofroj vend pune Inxhinier

Pozicioni: Operator i Qendrës së Mirëmbajtjes
Vendodhja kryesore e punës: Qarku Korçë, Berat, Fier.
Kërkesa minimale/Bazike
Titulli i kërkuar i studimit: Shkolla larte/mesme me specializim teknik industrial (zona elektrike / elektroteknike / mekanike); çertifikatat e mëtejshme ose kurset e studimit / trajnimit konsiderohen si një plus.
Aftësitë kryesore: Aftësi të mira kompjuterike. Termodinamika, bazat e fizikës dhe teknologjisë. Aftësi të dëshmuara në drejtimin e mjeteve “all-road”. Aftësi për të analizuar dokumentacionin teknik, procedurat dhe kuptimin e planeve të mirëmbajtjes.
Kërkesa të tjera: Disponueshmëria për të punuar në çdo lokacion të Albanian Gas Service Company (Qarkut Korçë, Berat dhe Fier) dhe / ose në stacionin e Kompresorëve në Fier, duke punuar në udhëtim, në detyrë, pjesëmarrja në trajnime teknike të specializuara ose në vend ose jashtë vendit.
Karakteristikat dhe kapacitetet personale: aftësi të shkëlqyera për të punuar në ekip; aftësi të mira të komunikimit dhe integrimit me bashkëbisedues të ndryshëm dhe aftësi të mira analitike dhe modeluese.
Aftësitë gjuhësore
Shqip : e shkruar dhe e folur, gjuha amtare.
Anglisht: niveli i preferuar b1, i shkruar dhe i folur.
Italisht: njohuria bazë e shkruar dhe e folur është një plus.
Aktivitetet kryesore
Kandidati do të garantojë përfundimin e të gjitha aktiviteteve që lidhen me kontratën e shërbimit të mirëmbajtjes lidhur me sistemin e tubacionit TAP.
Në veçanti, kandidati do të:
Zbaton aktivitetet e mirëmbajtjes së aseteve në fjalë.
Kryen aktivitete patrulluese.
Kryen aktivitete të mirëmbajtjes elektrike.
Kryen aktivitete të mirëmbajtjes mekanike .
Kryen aktivitete të mirëmbajtjes së instrumentave.
Mbledh të dhënat operative në përputhje me angazhimet kontraktuale.
Punon me turne / në detyrë thirrje(on-call) për të siguruar ndërhyrjet emergjente si nga shtëpia edhe nga facilitetet e vëna në dispozicion nga JV.
Asiston punimet e miratuara përgjatë tubacionit të bëra nga nënkontraktorët ose palët e treta.
Ndihmon aktivitetet e jashtme të të gjithë nënkontraktorëve.
Mbledh të dhëna për situatën përfundimtare të aktiviteteve operacionale të kryera.
Kryen verifikimin e përputhjes me kërkesat e HSEQ(Health, Safety, Environment, Qyality).
Aktivitete Bashkëpunuese
Hedh dhe përditëson të dhënat / informacionin në bazën e të dhënave të vëna në dispozicion nga JV ose nga klienti.

Dergoni aplikimin tuaj ne: info@albgaz.al
 


Apply
Back
Top