• Korce, ofroj vend pune Inxhinier

Pozicioni: Teknik Qendrës së Mirëmbajtjes
Vendodhja kryesore e punës: Qarku Korçë, Berat, Fier
Kërkesa minimale/Bazike
Titulli i kërkuar i studimit: Diplomë Master në inxhinieri në një nga fushat e mëposhtme: mekanike, elektrike ose industriale. Çertifikatat ose kurset e tjera të studimit / trajnimit konsiderohen si plus.
Aftësitë kryesore: Aftësi të mira kompjuterike. Aftësi të shkëlqyera në udhëheqjen dhe menaxhimin e personelit. Aftësi të dëshmuara në drejtimin e mjeteve “all-road”.
Vlerësohet Përvoja në zyrat e inxhinierisë teknike të fituara veçanërisht në fazat e realizimit të projekteve . Njohja e përgjithshme e obligimeve kryesore të kërkuara në realizimin e një projekti. Aftësi për të analizuar dokumentacionin teknik, procedurat dhe kuptimin e planeve të mirëmbajtjes. Mund të kërkohet një bazë për vlerësimin e tokës.
Kërkesa të tjera: Disponueshmëria për të punuar në çdo lokacion të JV (Qarkut Korçë, Berat dhe Fier) dhe / ose Stacionin e kompresorave Fier, duke punuar në udhëtim, në detyrë, pjesëmarrja në trajnime teknike të specializuara në vend ose jashtë vendit.
Karakteristikat dhe kapacitetet personale: aftësi të shkëlqyera për të punuar në ekip; aftësi të mira të komunikimit dhe integrimit me bashkëbisedues të ndryshëm dhe aftësi të mira analitike dhe modeluese.
Aftësitë gjuhësore
Shqip : e shkruar dhe e folur, gjuha amtare.
Anglisht: niveli i preferuar b1, i shkruar dhe i folur.
Italisht: njohuria bazë e shkruar dhe e folur është një plus.
Aktivitetet kryesore

Kandidati do të garantojë përfundimin e të gjitha aktiviteteve që lidhen me kontratën e shërbimit të mirëmbajtjes lidhur me sistemin e tubacionit TAP.
Në veçanti, kandidati do të:
Sigurojë menaxhimin dhe mbështetjen e personelit në aktivitetet e mirëmbajtjes dhe në ndërhyrje të tjera të nevojshme përgjatë rrjetit.
Monitorojë dhe patrullojë tubacionin në ekip me operatorët e Qendrës së Mirëmbajtjes.
Mbledh dhe përpunon rezultatet e aktiviteteve të mirëmbajtjes dhe siguron zbatimin e veprimeve korrigjuese pasuese.
Mbledh dhe verifikon të dhënat e marra nga instrumentat e instaluar në zonat me rrezik hidrogjeologjik, duke ndarë rezultatet dhe vlerësimet me administratën dhe, kur kërkohet, me klientin.
Kryen verifikimin e përputhjes me kërkesat e HSEQ(Health, Safety, Environment, Qyality).
Punon me turne /thirrjen në detyrë (on-call) për të siguruar ndërhyrjen emergjente si nga shtëpia dhe nga facilitetet e vëna në dispozicion nga JV.
Kryen dhe mbështet monitorimin e disponueshmërisë së materialeve, mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme për aktivitetet.
Mbështet mbledhjen paraprake të të dhënave për të përditësuar sistemet hartografike të kryera nga klienti.
Bën vlerësimin të përgjithshëm përgjatë tubacionit.
Kryen verifikimin teknik dhe dokumentar të kontabilitetit të punës.

Dergoni aplikimin tuaj ne: info@albgaz.al
 


Apply
Back
Top