• Tirane, ofroj vend pune FINANCIER/E

"TIRANA PARTNERS CONSULTING" është një kompani Konsulence. Falë një ekipi me përvojë, plot energji dhe passion ne kemi mundësinë të oftojmë për bashkëpunëtarët tanë, Konsulencë Financiare, Konsulencë Ligjore, Rekrutime dhe Trajnime stafi.
Jeni në kërkim të punës tuaj ideale, apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur.
Në emër të klienteve tanë, TIRANA PARTNERS CONSULTING po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin: FINANCIER/E
Qellimi
Të ofrojë ekspertizë dhe ndihmë për departamentin e Financës në implementimin e strategjive dhe objektivave të shoqerisë. Të jetë korrekt dhe sistematik në kryerjen e detyrave përkatëse.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
• Rregjistrim i faturave të blerjes dhe shites, rakordimi me qëndrat e të ardhurave;
• Kontrollon saktësine e të gjithë dokumentacionit dhe dokumentat shoqeruese të tyre. Kontrolli kryhet si nga ana vizuale (ekstremet e dokumentit ) ashtu edhe për saktësinë e veprimeve;
• Rregjistrim i bankave dhe arkave, mbajtje e furnitorëve dhe debitorëve;
• Përgatitja e listëpagesave;
• Deklarime fiskale per subjektin;
• Përgatitja e pasqyrave financiare dhe raportim tek stafi menaxherial;
• Detyra të tjera sipas rastit;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Arsim i lartë, Fakulteti Ekonomik;
Eksperiencë Pune: Të ketë minimumi 2 vjet eksperiencë pune;
Aftësi:
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese;
• Aftësi për të kryer një sërë detyrash në terren pa mbikqyrjen e eprorëve;
• Aftësi të shkëlqyera për të krijuar dhe mbajtur komunikim korrekt dhe të përditshëm me administratën dhe eprorët;
• Aftësi të mira në komunikim dhe në shkrim të gjuhës italiane dhe angleze;

Kandidatet e interesuar janë mirëpritur të dërgojnë aplikimin e tyre CV në adresën financatpc@gmail.com
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 10 Maj 2019




Cel. : 0692965185
 


Apply WhatsApp
Back
Top