• Shqiperi, ofroj vend pune CRM Corporate, Rajoni i Jugut

Raporton tek: Pergjegjesi i Sektorit te Korporatave
Lokacioni: Dega Fier

Objektivat Kryesore

  • Manaxhimi i Portofolit te Klienteve
  • Arritja e targetave vjetore

Rolet Kryesore dhe Pergjegjesite

1. Kontakte te rregullta me klientet ekzistues per te adresuar ne kohe kerkesat e tyre lidhur me:
– Rifinancimet / rinovimet e linjave ekzistuese (overdraftet)
– Transaksionet ditore (shkembimet FX, transfertat e parave kombetare dhe nderkombetare etj.)
– Ofrimi i produkteve te tjera te bankes (hapja dhe mbyllja e llogarive, hapja dhe riperteritja e kohes dhe depozitave elastike, marreveshjet e pagave, kartat e biznesit, e-banking etj)
2. Kontaktimi i klienteve te rinj me qellim zgjerimin e portofolit te klienteve.
3. Mbledhja e dokumenteve, perpunimi dhe analizimi i dosjeve te kredive dhe ndjekja e procesit (Autoriteti i Aprovimit, nenshkrimi i kontratave, pergatitja e dokumenteve per disbursime, dorezimi i dosjes se plote ne sektorin CBO per disbursim) dhe monitorimi / menaxhimi i marredhenieve te krijuara me klientet.
4. Ndjekja e ripagimit te kredive dhe monitorimi i konsumatoreve ne menyre qe te ruhet nje cilesi e mire e portofolit dhe nje nivel i ulet i kredive nen standart. Komunikimi i shpeshte me klientet ne vonesat e kesteve.

Pergjegjesite AML dhe KYC

1. Pergjegjes per cilesine e te dhenave te klientit ne fushen e KYC
2. Zbaton rigorozisht procedurat / udhezimet e brendshme per Parandalimin e Pastrimit te Parave dhe Financimin e Terrorizmit

Aftesite e Kerkuara

  • Diplome Bachelor ne Fakultetin Ekonomik, MBA e preferueshme;
  • Me shume se tre vjet ne Sektorin Bankar dhe me shume se 2 vjet pervoje pune ne front office / sektorin e kredive
  • Degjues i mire dhe aftesi shume te mira komunikimi; bashkepunues dhe mirekuptues.
  • I gatshem per te ndare pervojat dhe idete e punes brenda grupit; i gatshem per te kontribuar ne qellimet e pergjithshme. I hapur per te diskutuar ide te reja.
  • Ne gjendje te marre iniciativa dhe te perfundoje detyrat e caktuara.
  • Shume efikas dhe i afte per te dalluar prioritetet (rendesine dhe urgjencat).
  • Njohuri te mira ne Anglisht
  • Aftesi kompjuterike
  • Leje drejtimi;


Afati i fundit per pranimin e aplikimeve: 3 Maj 2019.
Vetem kandidatet qe plotesojne kushtet do te kontaktohen.
Te interesuarit te aplikojne ne faqen zyrtare te Internetit te Bankes OTP Albania: https://otpbank.al/
ose te aksesojne linkun: https://otpbank.al/jobs/crm-corporate-rajoni-i-jugut/
 


Apply
Back
Top