• Tirane, kerkohet part time Ekspert për zhvillimin e trajnimeve me komunitetin Rom dhe Egjiptjan

THIRRJE PËR EKSPERT

Numri i eksperteve (1)
Ekspert për zhvillimin e trajnimeve me komunitetin Rom dhe Egjiptjan

Titulli i projektit “MBËSHTETJE PËR INTEGRIMIN E FËMIJËVE ROM NË EDUKIMIN PARASHKOLLOR”

Punëdhënësi : Shoqata Albanian Romani Baxt For Development And Integration

Numri i ditëve të punës 1 dite
Periudha e angazhimit 7 Maj 2019
Afati i aplikimit 30 Prill 2019, ora 17:00

Përshkrimi i projektit:
Shoqata Albanian Romani Baxt For Development And Integration e cila ndodhet ne zonen e Allias -Bregu i Lumit Tirane , implementon projektin: “Mbështetje për integrimin e fëmijëve rrom në edukimin parashkollor e ate shkollore ”, financuar nga “Bashkimi Evropian dhe implementohet nga ANTTARC ne bashkepunim me Unionin Amaro-Drom dhe Fondacionin AFCR. ECSORI Project


Aktivitetet kryesore të projektit janë:




  1. Zhvillimi i mesimeve intensive per te pervetesuar shprehite baze te gjuhes shqipe ne nivel komunikimi
  2. Zhvillimi i ekskursioneve te ndryshme, gjeografike, turistike muzeale ,njohjes e traditave historike dhe te peisazheve te ndryshme shqiptare
  3. Takime me specialiste te fushave te edukimit me prinderit rrom e egjiptian per format e nxitjes se edukimit te femijeve rrom
  4. Takime me perfaqësues te Drejtorise Arsimore Rajonale tirane dhe komunitetit te prinderve per shembjen e pengesave me nuance diskriminues


Në kuadër të projektit Organizata Albanian Romani Baxt For Development And Integration kërkon një ekspert në rolin e trajnuesit.
Kohë zgjatja e kontratës 1 muaj
Rolet dhe përgjegjësitë e ekspertit :




  1. Trajnim me anetaret e Komunitetit Rom dhe Egjiptjan te zonens Allias – Bregu i Lumit
  2. Trajnim me teme ‘Rëndësia e arsimit në komunitet’
  3. Hartimi i kurrikules, prezantimit per trajnime.
  4. Hartimi i raportit te trajnimit pas per fundimit te te gjitha trajnimeve.
  5. Note vleresimi per trajnimet e realizuara




Kualifikimet :
1. Të kete nje diplome master ne shkenca sociale por pa perjashtuar dhe deget e tjera.
2. Kandidatët duhet te jene rezident ne Bashkine Tirane
3. Kandidatet duhet te kene minimalisht 5 vjet eksperiencë pune në institucionet e publike ose organizatat e shoqerise civile
4. Kandidati duhet te kete zhvilluar trajnime te mepareshme, në rolin e trajnuesit.
5. Kandidati duhet te jete njohes i mire i ligjit per te drejtat e arsimit, dhe perfitimet që ka komuniteti Rom nga Ministria e Arsimit.
6. Eksperience pune ne lidhje me vleresimin, analizimin e menaxhimit te rasteve te Komunitetit Rom dhe Egjiptjan
7. Njohes i mire i komunitetit Rom dhe Egjiptjan
8. Raportimi :Eksperti i përzgjedhur do t’i raportojë menaxherit të projektit si dhe do të punojë dhe konsultohet ngushtë me të.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në email rbaopencall@hotmail.com adresën me subjekt “Ekspert për zhvillimin e trajnimeve me komunitetin” duke dërguar CV-në dhe një plan se si do e zhvillojë trajnimin deri më 30 Prill 2019, ora 17:00.
Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.
 


Apply
Back
Top