• Tirane, ofroj vend pune Jurist

“Magnum Opus Group” (MOG) në bashkëpunim me “Ardex Consulting” shpallin
pozicionin vakant “Specialist Jurist”.

“Magnum Opus Group” (MOG) është një kompani shqiptare e themeluar në vitin 2011 (me seli në Tiranë). Aktiviteti ynë fokusohet në menaxhimin e projekteve, në shërbimet e integruara të konsulencës, sistemet qeverisëse dhe ristrukturimin e organizatave publike & private, përgatitje të dokumenteve strategjiko-politik dhe analizave në sektorë të ndryshëm, etj.

Përshkrim i përgjithshëm:
Qëllimi i këtij pozicioni pune është ofrimi i mbështetjes dhe asistencës juridike optimale mbi çështjet që kërkohen për t`u trajtuar, për nevoja të kompanisë dhe klientëve tanë, duke garantuar ligjërisht interesin më të mirë të tyre.
Puna e “Specialistit Jurist” në MOG konsiston në: kryerjen e kërkimeve të thelluara të legjislacionit të fushave të ndryshme dhe përditësimin e akteve rregullatorë që lidhen me konsulencën përkatëse; kryerjen e analizave ligjore dhe propozimin e zgjidhjeve të duhura në interesin më të mirë të kompanisë, projekteve dhe klientëve të saj; rregullimin e marrëdhënieve nëpërmjet draftimit të kontratave, përfshirë përpilimin e akteve dhe ndjekjen e procesit të miratim-regjistrimit sipas ligjit; siguron përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi të aktivitetit të kompanisë duke garantuar njohjen dhe zbatimin e kërkesave ligjore nga shoqëria, strukturat dhe punonjësit e saj.

Kërkesat:

  • Edukimi: Të ketë përfunduar studimet universitare të nivelit të dytë për Drejtësi, profili civil (master);
  • Eksperiencë punë: Të ketë minimumi 1-3 vite eksperiencë pune si jurist;
  • Gjuhë e huaj: Të dijë shumë mirë gjuhën angleze;
  • Njohuri kompjuterike: Të përdorë shumë mirë paketën Microsoft Office;
  • Aftësi: Të punojë në mënyrë të pavarur & në grup, metodik dhe i organizuar për kërkimin/analizat ligjore;
  • Interesi: Të dëshirojë të mësojë akoma më shumë dhe të rritet profesionalisht.

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV dhe Letër Interesi nëpërmjet adresës së email-it pune@mog.al Afati i fundit i aplikimit është data 31 Maj 2019.
 


Apply
Back
Top