• Tirane, ofroj vend pune Analist i Kontrollit të Standardeve nga Sistemi

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:



Analist i Kontrollit të Standardeve nga Sistemi

Përgjegjësia e këtij pozicioni është të monitoroje dhe të kontrollojë fotot e frigoriferëve që janë hedhur në sistem dhe të bëjë një vlerësim të veçantë sipas udhëzimeve me qëllim për të arritur objektivat e Kompanisë në përputhje me udhëzimet dhe politikat e saj. Në mënyrë më specifike:

Roli dhe përgjegjësitë:

· Kontrollon fotot nga sistemi dhe analizon zbatimin e standardeve.
· Raporton mbi pajtueshmëri me standardet kundrejt implementimit të pikturës së suksesit.
· Nderton raporte me baze ditore javore dhe mujore
· Dorëzon raportet në kohë.
· Ruan me kujdes të gjitha të dhënat që punon.
· Mbulon detyra të tjera të cilat mund ti kërkohen nga eprori, në përputhje me përshkrimin e punës.

Aftësitë dhe kualifikimet:

· Të ketë diplomë universitare (përbën avantazh diploma Informatikë Biznesi).
· Të ketë njohuri të larta kompjuterike (MS office package).
· Të jetë kompetent në Excel
· Të ketë aftësi analitike dhe raportuese.
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
· Të jetë diskret dhe profesional.
· Të jetë i mirë organizuar dhe eficent.
· Eksperienca të më përparshme përbëjnë avantazh.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen: hr@cocacola.al, brënda datës 30 Prill 2019.


Vetëm kandidatët që plotesojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset të Barabar
 


Apply WhatsApp
Back
Top