• Tirane, SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”, ofron vend pune për Personel Akademik në Fushën e Psikologjisë

SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”, në kuadër të ristrukturimit të tij, parashikon të ngrejë Departamentin
e Shkencave të Sjelljes dhe të Shëndetit.

Në vijim të këtij procesi dhe për të plotësuar personelin akademik në fushën e psikologjisë, institucioni kërkon të punësojë personel akademik efektiv, në pozicion
pune me përshkrimin:

Personel akademik efektiv pranë Departamentit të Shkencave Sociale dhe Edukimit, në
perspektivë Drejtues i Departamentit të Shkencave të Sjelljes dhe të Shëndetit.

Kandidati fitues do të ketë si përgjegjësi zbatimin e të gjitha detyrimeve që përcaktohen në Ligjin 80/2015

“Për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”
si dhe zbatimin e detyrimeve që përcaktohen në statutin dhe rregulloret e ShLUJ “Universitetit Marin Barleti” për pozicionin që do të mbulojë.

Kandidati/ja duhet të përmbushë këto kritere:

 Të jetë i/e diplomuar në fushën e Psikologjisë;
 Të ketë së paku gradën shkencore “Doktor i Shkencave”;
 Të ketë së paku pesë vjet përvojë në mësimdhënie në fushën e Psikologjisë, mundësisht në profile
të tilla si: Psikoterapi, Këshillim Psikologjik, Vlerësim psikologjik;
 Preferohet të ketë përvojë pune në sektorë të tillë të aplikuar si: Punë Sociale, Shëndet Publik,
Logopedi, Psikiatri;
 Te ketë përvojë të mëparshme drejtimi njësie akademike;
 Të ketë përvojë të spikatur në kërkimin shkencor;
 Te ketë përvojë të spikatur në botimin e teksteve, të cilët shërbejnë si referenca në arsimin e lartë
dhe jo vetëm;
 Të jetë njohës i të paktën një gjuhe të huaj.


Kandidatët aplikues, deri në datën 30 prill 2019, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore
në “Universiteti Marin Barleti” (në formë të printuar) si dhe në adresën elektronike hr@umb.edu.al ,
dokumentacionin e mëposhtëm:


 Kopje të noterizuar të diplomave dhe listës së notave të studimeve universitare dhe
pasuniversitare;
 Një CV të përditësuar, në gjuhën shqipe dhe angleze, në formatin Europass;
 Një letër interesi për pozicion për të cilin aplikon;
 Një projekt personal në të cilin të shprehen qartë vizioni në organizimin dhe drejtimin e një njësie
të re akademike në Shkenca të Sjelljes dhe të Shëndetit dhe disa propozime konkrete për
realizimin e tij;
 Një kopje të një: 1) punimi shkencor dhe 2) sylabusi të hartuar personalisht për njërën nga lëndët
e përcaktuara në thirrje;
 Dy kontakte reference.



Informacion i rëndësishëm:

Në datën 2 Maj 2019, kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e mësipërme do të njoftohen për një
intervistë individuale me Komisionin adhoc të ngritur për këtë proces përzgjedhjeje.



Kandidatët të jenë të përgatitur për të zhvilluar një leksion të hapur me studentë të Psikologjisë e Punës
Sociale si dhe pedagogë të Departamentit. Kandidati është i/e lirë të zgjedhë personalisht temën që do
të trajtojë nga fusha e kompetencave të tij/saj.

Kandidati do të njoftohet për vendimin në datën 10 maj 2019.
 


Apply
Back
Top