• Tirane, ofroj vend pune EKONOMIST I BRENDSHEM

Job Good! Life Good!
The HeadHunter Ltd
është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht të Kandidatët dhe Klientët. Në emër të një prej klientëve tanë, jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:
EKONOMIST I BRENDSHËM
Përgjegjësitë kryesore:


  • Regjistrimi ditor i veprimeve financiare të kompanisë;
  • Deklarimet on-line libër blerje /shitje , deklarim FDP-te e TVSH-se , Sigurimet shoqërore & shëndetësore në Drejtorinë Rajonale Tatimore sipas afateve të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi;
  • Lëshimi i faturave të shitjes sipas klientëve përkatës;
  • Monitorim dhe rakordim i raporteve te klientëve/furnitorëve;
  • Mirëmbajtja e inventarit të aseteve të kompanisë;
  • Mbikqyrje e veprimeve të arkës si dhe regjistrim i veprimeve të bankës në bazë ditore;
  • Përgatitja e raporteve periodike financiare dhe raportimi tek eprorët përkatës;
  • Të zbatojë politikat dhe procedurat e kompanisë.

Kërkesat e profilit:


  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Ekonomi/Financë;
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të paketës office, kryesisht Excel;
  • Komunikim i mirë, aftësi analitike, fleksibilitet, menaxhim i stresit, dëshirë dhe ambicie për t’u kualifikuar dhe rritur më tej në një ekip profesionistësh;
  • Njohuri të mira në programin financiar Alpha;
  • Eksperiencë nga 5 - 7 vite në pozicione të ngjashme.

PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: s.biba@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Sonila BIBA në numrin e telefonit +355 68 60 77 551 (nga e Hëna në të Premte).


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!


 


Apply WhatsApp
Back
Top