• Tirane, ofroj vend pune Ekonomist/e

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

POZICIONI I PUNËS: Ekonomist/e (me dhe pa eksperiencë pune)

DATA E SHPALLJES SË APLIKIMIT: 16 Shkurt 2019

RRETH PUNËDHËNËSIT
AlProfit Consult është një studio e pavarur e cila ofron shërbime kontabiliteti, shërbime të administrimit të taksave dhe shërbimeve të konsulencës financiare se bashku me shërbime te trajnimeve ne këto fusha. Ne ofrojmë një paketë të plotë të shërbimeve profesionale të personalizuara ndaj bizneseve dhe individëve që dëshirojnë të përfitojnë nga këto shërbime.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Regjistrimi i të gjitha transaksioneve në sistemin e informacionit kontabël.
  2. Kryerja e deklarimeve tatimore periodike.
  3. Ofrimi i shërbimit të këshillimit ndaj klientëve të studios dhe mbështetje e vazhdueshme.
  4. Përfshirja graduale në të gjitha proceset e ofrimit të shërbimit ndaj klientit.

KUSHTET


  1. Dëshirë dhe vullnet për të zgjeruar njohuritë dhe praktikuar profesionin e ekonomistit.
  2. Diplomuar (ose në proces) në fushën e Financës, Kontabilitetit ose në fusha të ngjashme. Pranohen edhe kandidatët që dëshirojnë të kryejnë praktikën profesionale pranë studios sonë.
  3. Njohuri të mira të fushës së financës, raportimit financiar, buxhetimit, kontabilitetit të drejtimit dhe legjislacionit tatimor.

APLIKIMI

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV - në e tyre, bashkëlidhur dhe dokumentet që tregojnë edukimin dhe çertifikimet e ndjekura, në formë elektronike, në adresën: info@alprofitconsult.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top