• Tirane, ofroj vend pune Punonjës Shërbimi

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Punonjës Shërbimi

Përgjegjësia e këtij pozicioni është të sigurojë një standard të lartë të cilësisë së shëbimit në ambientet e brendshme e të jashtme të rezidencës, të kryej shërbime parandaluese dhe riparime në këto ambjente duke mirëmbajtur pajisjet mekanike dhe ato të sistemeve të shërbimeve.

Përgjegjësite kryesore:

  • Kujdeset për rezidencën, duke siguruar se është ruajtur në një gjendje të pastër, mikpritëse dhe higjenike.
  • Kryen detyra në kuzhinë dhe dhomën e ngrënies (për shembull; shtrimi i tavolinës, shërbimi i ushqimit, pastrimi etj).
  • Përgatitja bazë e ushqimit kur kërkohet.
  • Sigurohet që lavanderia është në gjendje të pastër, të sigurt dhe higjenike.
  • Mban pastër ambjentin e jashtëm, kosit barin, heq dhe pastron gjethet etj.
  • Siguron pajtueshmërinë me të gjitha kërkesat sanitare dhe të sigurisë.

Aftesite dhe kualifikimet:

  • Diplomë të shkollës së mesme, përbën avantazh diploma e shkolle/kurse profesionale.
  • Minimumi një vit experience në pozicione të ngjashme,
  • Elasticitetit, me aftësinë për të punuar edhe nën presion.
  • Aftësia për të përcaktuar përparësitë dhe për të menaxhuar ndryshimin ngarkesën e punës dhe situatat.
  • Njohuri të mira të gjuhës italiane

Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen: hr@cocacola.al, brënda datës 30 Prill 2019.

Vetëm kandidatët që plotesojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon shanse të barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top