• Vlore, ofroj vend pune Magazinier

Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, te Kompania
Kompania Green Coast pjesë e Balfin Group, është një kompani e fokusuar në projektimin, ndërtimin, vënien në shfrytëzim, administrimin, mirëmbajtjen, operimin e Resorteve Turistike, zhvillimit të Objekteve dhe Fshatrave Turistike dhe njësive të hotelerisë. Green Coast Resort, i cili ndodhet në Palasë, në një nga perlat e brigjeve të Jonit, por edhe të Mesdheut në përgjithësi.
Kompania Green Coast po kërkon të punësojë staf për investimin më të ri buzë detit me të gjitha shërbimet e nevojshme, si bare, restorante dhe ambiente për argëtim.
Pozicioni i kërkuar: Magazinier
Vendodhja: Projekti Green Coast, Palasë, Vlorë
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Të marrë në dorëzim produktet, materialet, mjetet dhe pajisjet e furnizimeve konform dokumenteve dhe ti pasqyroje ato ne dokumentet përkatës me saktësi dhe ne kohe.
  • Të verifikoje sasitë dhe gjendjen fizike te mallrave, materialeve te furnizimit dhe te raportoje çdo mangësi te vërejtur, duke përfshire dhe mangësitë ne dokumentacionin shoqerues
  • Të beje shpërndarjen dhe dorëzimin e produkteve për ne pikat e shitjes kundrejt dokumentacionit përkatës (libër llogarie, flete hyrje/dalje etj.)
  • Të organizoje vendosjen, renditjen, magazinimin e materialeve per te siguruar ruajtjen e tyre ne kushte sa me optimale dhe orientim te shpejte brenda magazinës
  • Të dorëzoje ne finance dokumentacionin mujor brenda datës 5 te muajit pasardhës
  • Të kuadrojë me financën lëvizjet/gjendjet mujore te magazinave deri ne datën 10 te muajit pasardhës
  • Të raportojë dhe përgatisë procesverbalet për materialet apo pajisjet e dëmtuara
  • Të mirëmbaje dokumentacionin e magazinës qe mbulon duke bere dorëzimin e tij te plote në mbyllje të aktivitetit
  • Është pjese e grupit te inventarizuesve për kryerjen e inventarëve sipas nevojave te kompanisë

Eksperiencat dhe aftësi të tjera:

  • Të ketë eksperiencë pune të mëparshme
  • Natyrë energjike dhe sociale
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizuese dhe bashkepunuese
  • Sjellje etike dhe e pergjegjshme kundrejt kolegeve dhe klienteve
  • Korrektesi dhe seriozitet kundrej detyrave te ngarkuara

Kriteret e kerkuara:

  • Të jetë i gatshëm të punojë jashtë vendbanimit
  • Fleksibël të punojë me turne
  • Përbën avantazh nëse ka përfunduar ekonomikun e mesëm
Kompania Green Coast do të mbulojë të gjitha kostot e akomodimit, transportit, ushqimit për të gjithë stafin.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në adresën hr@greencoast.al me subjekt GC_0319
Afati i dorëzimit: 22.04.2019
Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply
Back
Top