• Vlore Supervizor Parkimi

Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale.
Kompania Green Coast pjesë e Balfin Group, është një kompani e fokusuar në projektimin, ndërtimin, vënien në shfrytëzim, administrimin, mirëmbajtjen, operimin e Resorteve Turistike, zhvillimit të Objekteve dhe Fshatrave Turistike dhe njësive të hotelerisë. Green Coast Resort, i cili ndodhet në Palasë, në një nga perlat e brigjeve të Jonit, por edhe të Mesdheut në përgjithësi.
Kompania Green Coast po kërkon të punësojë staf për investimin më të ri buzë detit me të gjitha shërbimet e nevojshme, si bare, restorante dhe ambiente për argëtim.

Pozicioni i kërkuar: Supervizor Parkimi

Vendodhja: Parkimi i Lungo Mare, Projekti Green Coast, Palasë, Vlorë
Kriteret e kërkuara:
· Të dijë të përdorë kompjuterin dhe kasën fiskale
· Të jetë i gatshëm të punojë jashtë vendbanimit
· Fleksibël të punojë me turne

Eksperiencat dhe aftësi të tjera:
· Përbën avantazh eksperienca e ngjashme të mëparshme
· Aftësi shumë të mira komunikimi
· Sjellje etike dhe e përgjegjshme kundrejt kolegëve dhe klienteve
· Korrektësi dhe seriozitet kundrej detyrave të ngarkuara

Kompania Green Coast do të mbulojë të gjitha kostot e akomodimit, transportit, ushqimit për të gjithë stafin.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në adresën hr@greencoast.al me subjekt GC_0419
Afati i dorëzimit: 22.04.2019
Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply
Back
Top