• Tirane, ofroj vend pune Financier Projekti


Balkan Finance Investment Group
është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Green Coast pjesë e Balfin Group është një kompani e fokusuar në projektimin, ndërtimin, vënien në shfrytëzim, administrimin, mirëmbajtjen, operimin e Resorteve Turistike, zhvillimit të Objekteve dhe Fshatrave Turistike dhe njësive të hotelerisë.
Pozicioni: Financier Projekti
Departamenti: Financë
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit:
Ndjek nga pikëpamja financiare projektin, kryen rregjistrime, përgatit raporte etj.
Detyra dhe Përgjegjësi :

  • Hedhja e faturave të blerjeve dhe të shitjeve
  • Ndjekia e veprimeve me Bankën dhe Arkën, (pagesa, plotësimi i setit të dokumentave)
  • Update i raportit të Kontratave të shitjes
  • Raport i ndryshimeve të projektit nga Klientët
  • Rakordim me kompanitë respektive
  • Amortizimi mujor dhe kontrolli i llogarive (rregjistri i aseteve)
  • Kontrolli mujor i Klientëve dhe Furnitorëve,
  • Kontabilizimi i pagave
  • Çdo detyrë tjetër që i caktohet nga supervizori

Edukimi:

  • Diplomë në Degët Financë/Kontabilitet

Eksperiencat e punës:

  • Minimumi 5 vite eksperiencë në profesion
  • Përbën avantazh eksperienca e mëparshme e punës në kompani ndërtimi/investimi




Kualifikime të tjera:

  • Të jetë i familjarizuar me Standartet e reja Kombëtare të Kontabilitetit
  • Të jetë i aftë të punojë pa/ose me pak supervision
  • Të ketë iniciativë, proaktiv, komunikues
  • Aftësi për të punuar në grup dhe nën presion
  • I orientuar për të ndjekur dhe zgjidhur problemet
  • Të ketë njohuri bazë të programit Financa 5
  • E preferueshme njohja e gjuhës angleze

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në adresën hr@greencoast.al me subjekt GC_0219
Afati i dorëzimit 22 prill 2019
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top