• Tirane, ofroj vend pune Ekzekutiv Shitjesh ne Markete

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:



Ekzekutiv Shitjesh ne Markete


Përgjegjësia e këtij pozicioni është të monitoroje aktivitetet e shitjes dhe marketingut në pikat kryesore të shitjeve, me qëllim për të arritur objektivat e shitjeve në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë. Në mënyrë më specifike:

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Viziton çdo market/supermarket në zonën e tij sipas programit ditor.
  • Sigurohet që produkti është i pozicionuar në vëndin e duhur dhe sipas standarteve të CCBS.
  • Garanton vendosjen e materialeve promocionale në pikën e shitjes dhe sipas standarteve të CCBS.
  • Sigurohet që produktet të shperndahen në kohë tek klientët.
  • Ekzekuton në bashkëpunim me departamentin e trade marketing dhe marketing të gjitha aktivitetet promocionale.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Përbën avantazh Diploma Universitare.

  • Preferohet të ketë eksperiencë pune në merchandizing.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
  • Leje drejtimi automjeti.
  • Të banojë në Tiranë.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen: hr@cocacola.al, brënda datës 22 Prill 2019.

Vetëm kandidatët që plotesojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset të Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top