• Shqiperi, kerkohet Menaxher Rajonal Shitjesh

Kompania Eno-TD, një kompani që operon në Shqipëri në industrinë e gomave dhe të makinave prej vitit 1999 kërkon të rekrutojë një person në pozitën e Menaxher Rajonal Shitjesh për zonën Juglindore që përfshin zonën Elbasan – Korce dhe Peqin -Berat- Skrapar
Kriteret:

  • Preferohen kandidatë me mbi 2 vjet eksperiencë profesionale në shitje,
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese
  • Person energjik dhe me iniciativë personale
  • Të ketë mbaruar arsim të lartë, preferueshëm në degët ekonomike.

Disa nga detyrat kryesore

  • Menaxhon shitjet në të gjithë rajonin që i është besuar.
  • Maksimizon prezencën e produkteve të kompanisë në territor dhe tek cdo klient
  • Krijon marrdhënie të forta profesionale me klientët aktual, klientët e rinj dhe ata potenciale
  • Kujdeset për marketingun e duhur të produkteve dhe shërbimeve në territorin e tij
  • Informon dhe edukon tregun mbi produktet dhe shërbimet e kompanisë

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre (CV dhe letër motivuese) në adresën email marketing@eno-td.com .
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 10 Prill 2019

Ju vëmë në dijeni se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë. Personi i përzgjedhur do mund të fillojë punë menjëherë. Mundësi karriere për personat që tregojnë aftësi të larta shitjeje dhe menaxheriale
 


Apply
Back
Top