• Tirane, ofroj vend pune Retail Supervisor

EPPC Albania kërkon një Retail Supervisor për klientin e saj,një ndër optikat më të njohura dhe prestigjoze në vend.

Përgjegjësitë Kryesore:


  1. Mbikqyr hapjen e pikave të reja të shitjes dhe aktivitetin e pikave aktuale;
  2. Mirëmban dhe kontrollon ecurinë e punës në aspektin operacional, të shitjeve, anës financiare të pikave të shitjeve etj;
  3. Mbikqyr aktivitetet operacionale dhe kujdeset për aspektin fitimprurës së rrjetit të dyqaneve duke përmbushur objektivat e vendosura nga kompania;
  4. Sigurohet për krijimin e një klime të këndshme në dyqan, kupton nevojat e klientëve dhe monitoron kënaqësinë dhe feedback-un e tyre me qëllim ofrimin e një eksperience dhe cilësie shërbimi të lartë;
  5. Kujdeset për mirëmbajtjen e standarteve të larta të organizimit dhe ekspozimit të produkteve;
  6. Kujdeset për krijimin e një kulture pune në dyqane me qëllim reflektimin dhe ruajtjen e imazhit të BRAND-ve të produkteve në të gjitha veprimtaritë e përditshme;
  7. Kujdeset dhe vëzhgon performancën e dyqaneve si dhe përgatit raporte periodike në lidhje me shitjet tek drejtuesit e kompanisë;
  8. Trajnon, motivon dhe frymëzon stafin me qëllim përmbushjen e objektivave dhe rritjen e zhvillimin e performancës së tyre individuale dhe në grup.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare e preferueshme në Shkencat Ekonomike;
  • Eksperiencë e mëparshme në shitje në pozicione të ngjashme në retail;
  • Te njoh mirë paketën MS Office (kryesisht Word, Excel);
  • Të ketë leje drejtimi automjeti dhe disponibilitet për të udhëtuar kryesisht brenda vendit;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, organizuese, problem zgjidhëse dhe të punuarit nën presion;
  • Të jetë person ambicioz dhe të marr përgjegjësi.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese deri në datë 15 Prill 2019, duke ndjekur linkun e mëposhtëm:

https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top