• Shkoder, ofroj vend pune Analist Kredie

SHKK FED invest, institucion me aktivitet të suksesshëm 26 vjecar në financat rurale,
shpall konkurimin për vend të lirë pune, në pozicionin:

Analist Kredie
për rrethin Shkodër

Detyra: Përgjegjës për ndjekjen dhe zgjerimin e shërbimeve financiare në zonat urbane dhe rurale, në degët e SHKK FED invest të rrethit përkatës.
Kriteret:

Arsim i Lartë për Ekonomi.
Eksperiencë profesionale mbi 3 vjet (përbën avantazh eksperienca në sistemin bankar ose të mikrokredisë).
Të jetë banues i rrethit për të cilin aplikon.
Të njohë dhe t’i përdorë mirë programet bazë të punës në kompjuter.
Të ketë aftësi të mira komunikuese, organizative dhe të punës në grup.
Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.

Paga dhe kushtet e punës janë konkurruese.

Të interesuarit duhet të paraqesin, pranë SHKK FED invest, Departamenti i Burimeve Njerëzore,
në adresat e e-mailit: jshehu@fedinvest.al ose vbasha@fedinvest.al, dokumentat e mëposhtme:

- Kërkesë për punësim.
- CV në gjuhën Shqipe.

Aplikimet pranohen deri më datë 15.04.2019.
Vetëm aplikantët fitues nga seleksionimi i CV- ve, do të njoftohen për fazat e mëtejshme të konkurimit.
 


Apply
Back
Top