• Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketingu

Alumil Albania Shpk, me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, km i 7-të, operon në Shqipëri që prej vitit 2004 dhe është një nga kompanitë më të mëdha për prodhimin dhe shitjen me pakicë dhe shumicë të produkteve të aluminit në tregun shqiptar.
Alumil Albania Shpk
është pjesë e Alumil S.A. me seli ne Selanik-Greqi i cili është grupi më i madh në pronësi private, për ekstrudimin e aluminit në Europën Jug-Lindore, përsa i përket kapaciteteve prodhuese, për sisteme komplete të profileve prej alumini. Për nevojat e saj, kompania kërkon të punësojë:

Asistent Marketingu (Digjital)


1. Detyrat dhe Pergjegjesite kryesore:


  • Sherbim ndaj klientit nepermjet rrjeteve sociale: Facebook, Linkedin, Youtube, Ueb, email, etj.
  • Perpunimi i kerkesave apo leads-ave te ardhura nga rrjetet sociale dhe insertimi ne platforme CRM te rregjistruara si projekte apo leads-ave dhe trajtimi i tyre drejt kualifikimit te metejshem.
  • Te asistoje dhe promovoje fushatat e marketingut ne mjedisin e brendshem dhe te jashtem te kompanise.
  • Te raportoj mbi gjendjen e leads-ave dhe kerkesave qe vijne nga rrjetet sociale si dhe ndjekjen e tyre.
  • Pregatitje permbajtjeve informative si artikuj, intervista, newslettera kryesisht per median sociale.
  • Te promovoje pjesmarrjen e kompanise Alumil Albania ne konferenca, panaire, evente dhe ceremoni te ndryshme ne aspketin e reklamimit.
  • Te asistoje ne kontrollin e hyrje-daljeve te materialeve promocionale si dhe ato te printuara.
  • Perdorimi i platformave te brendshme ne planin e marketingut, data entry/planifikim te detyrave te perditshme
2. Edukimi/Eksperienca/Aftesi

  • Arsimi i larte
  • Njohuri ne menaxhimin e rrjeteve sociale
  • Aftesi te mira te programeve Microsoft Office (word,exel, power point etj).
  • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze
  • Bashkepunues
  • Korrekt ne ambjentet e punes
  • I komunikueshem
  • I afte te perballoje punen nen stres dhe brenda afateve te kerkuara
  • Fleksibel

3. Kompania Ofron: Transport dhe Punësim sipas Legjislacionit Shqiptar në fuqi
Të interesuarit mund ta dorëzojnë CV-ne dorazi në selinë e Kompanise ose ta dërgojnë atë elektronikisht në adresën: hr.albania@alumil.com, brënda datës 15.05.2019.

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur rreferuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.


 


Apply WhatsApp
Back
Top