• Sarande, ofroj vend pune Menaxher restoranti

Pozicioni punes: Ofrohet pune vjetore ose sezonale. Ne rast pune sezonale Maj - Shtator, ofrohet fjetja dhe ushqimi.

Pershkrimi i punes:
Menaxheri i Restorantit eshte pergjegjes per menaxhimin e operacioneve te perditshme te restorantit duke perfshire perzgjedhjen, zhvillimin dhe menaxhimin e performances se stafit. Drejton dhe organizon hapesirat restorant, bar, pishine, plazh ne menyre qe te mbaje standard te lart ne cilesi dhe sherbim.

Detyrat dhe Pergjegjesite:


  • Zbaton kontrollin efektiv per ushqimet, pijet dhe kontrollin e kostove te punes per te gjitha hapesirat. Perzgjedh, trajnon, zhvillon, siguron nje performance te rregullt per stafin e departamentit F&B.
  • Cdo fund muaji, organizon inventarizimin e mallrave ne hapesirat e F&B dhe ben zbardhjen e rezultatit te inventarit te tyre.
  • Ne bashkepunim me menaxherin financier, cdo fund muaji organizon inventarizimin e paisjeve dhe orendive (AQT) te hapesirave bar dhe restorant, evidenton problematikat (nese ka) dhe zbardh dhe njehson inventarin fizik me inventarin kontabel te tyre.
  • Bazohet ne standartet e hotelit dhe ne nivelet e sherbimit per te rritur shitjet dhe per te ulur kostot, perfshire ketu ushqimin, pijet, furnizimin dhe shpenzimet e punes dhe sherbimit.
  • Mban te sigurta dhe te shendetshme facilitetet duke ndjekur dhe zbatuar standartet dhe procedurat sanitare ne perputhje me rregullat ligjore dhe shendetsore.
  • Shqyrton dhe vlereson rregullisht kenaqesin e klientit dhe rekomandon politika te reja operative nese eshte nevojshme.
  • Krijon dhe implementon procedura operacionale.

Kerkesat e punes dhe aftesite


  • Shtate ose me shume vite eksperience pune ne industrine e turizmit.
  • Kerkohet rrjedhshmeri ne gjuhen angleze (e shkruar dhe e folur).
  • Aftesi ne paketat Ms office.
  • Njohuri te plote te ligjeve te qeverise qe lidhen me industrine e turizmit.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe ne ambjente me ritem te larte pune.


Kandidatet e interesuar te dergojne CV e tyre tek adresa buzehotel@gmail.com Ju lutem specifikoni ne subjektin/titullin e emailit pozicionin e punes qe aplikoni.
 


Apply
Back
Top