• Tirane, ofroj vend pune KONSULENT IMOBILIAR

Job Good! Life Good!
The HeadHunter Ltd
është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht të Kandidatët dhe Klientët. Në emër të kompanisë së mirënjohur imobiliare, Century 21, jemi duke kërkuar:
Konsulent imobiliar
Përgjegjësitë kryesore:


  • Të ofrojë udhëzime dhe të asistojë shitësit dhe blerësit në marketimin dhe blerjen e pronave me çmimin e duhur dhe kushtet e duhura;
  • Të përcaktojë nevojat dhe aftësitë financiare të klientëve për të propozuar zgjidhje që u përshtaten;
  • Të ndërmjetësojë procesin e negociatave, të informojë klientët mbi kushtet e tregut, çmimet, hipotekat, kërkesat ligjore dhe çështje të tjera, duke siguruar një marrëveshje të drejtë dhe të ndershme;
  • Të kryejë analiza tregu krahasuese për të vlerësuar vlerën e pronës;
  • Të marketojë pronat tek blerësit e mundshëm, të mirëmbajë dhe përditësojë listat e pronave të disponueshme;
  • Të përgatisë dokumentacionin e nevojshëm (kontrata, kontrata qeraje, marrëveshje mbylljeje, etj.)
  • Të bashkëpunojë me vlerësuesit, qiradhënësit, etj.;
  • Të zhvillojë marrëdhënie dhe bashkëpunim me noterë, ofruesit e pronave dhe kontraktorët;
  • Të promovojë shitjet nëpërmjet reklamimit, open house dhe listimeve;
  • Të jetë i përditësuar mbi risitë në tregun imobiliar vendas, rajonal dhe botëror si dhe praktikat më të mira të punës.

Kërkesat e profilit:

  • Eksperiencë pune e mëparshme (edhe në profile të tjera) prej 10 vjetësh;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Aftësi shumë të mira negociuese;
  • Natyrë e theksuar sipërmarrëse;

PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: d.laci@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Dorina LACI në numrin e telefonit +355 67 413 7595 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 28/04/2019.


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!
 


Apply WhatsApp
Back
Top